Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2021

Rama fton Turqinë dhe Greqinë për bisedime lidhur me krizën në Mesdhe

0
Rama fton Turqinë dhe Greqinë për bisedime lidhur me krizën në Mesdhe

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka pranuar ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të takuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Tiranë, në përpjekje për të biseduar për një zgjidhje të mundshme për Mesdheun Lindor - të cilësuar si një nga krizat më të thella mes dy shteteve në dekadat e fundit.

Cavusoglu deklaroi se kryeministri Rama donte ta sillte atë së bashku me ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias, në Tiranë, por Dendias hyri në karantinë gjatë kësaj periudhe.

"Unë jam gati të shkoj për takimin në Tiranë, me ftesë të Ramës", tha ai.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, duke thënë se ministri i Jashtëm i Turqisë ka biseduar në telefon me kryeministrin Rama dhe ka pranuar ftesën për një organizim joformal të bisedimeve mes dy vendeve të tensionuara.

Përgjigjja nga Turqia vjen disa ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara, ku është pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Rama, më pas, ka vizituar edhe Greqinë, ku është pritur nga krerët e lartë të vendit.

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë qenë temë e disa vizitave të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë të cilave ai ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për veprimet e Turqisë dhe u ka bërë palëve ftesë që ta zgjidhin kontestin me rrugë diplomatike.

Turqia dhe Greqia nuk kanë marrëdhënie për delimitimin detar mes tyre dhe Turqia nuk e njeh sovranitetin e Qipros mbi ujërat detare.

Ky është konfirmimi i parë për takim mes dy palëve qëkur filluan tensionet në korrik të vitit 2020 dhe hera e parë që Shqipëria mund të luajë rol në ndërmjetësimin mes dy shteteve, me të cilat ka marrëdhënie të mira diplomatike, për të tejkaluar një krizë me karakter ndërkombëtar.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, që të dyja shtete anëtare të NATO-s, kanë filluar në verën e vitit të kaluar rreth eksplorimit të gazit natyror në Detin Mesdhe.

E përfshirë në këtë eksplorim është edhe Qiproja, vend anëtar i BE-së, dhe një sërë shtetesh tjera mesdhetare, të cilat janë pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar një gazsjellës te ri, si burim të mundshëm alternativ për furnizimin e Evropës me gaz natyror dhe zvogëlimin e dominimit të gazit rus në kontinentin evropian.

Kësaj përpjekjeje, Turqia iu përgjigj me dërgimin e anijes së saj eksploruese, duke përkeqësuar marrëdhëniet me Greqinë dhe Francën, e cila kishte kërkuar nga Bashkimi Evropian sanksione të ashpra ndaj Turqisë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России