Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2021

Ueb-faqja konservatore Parler del jashtë funksionit

0
Ueb-faqja konservatore Parler del jashtë funksionit

Rrjeti social Parler, që përdoret kryesisht nga konservatorët në Shtetet e Bashkuara, u detyrua të dalë jashtë linje të hënën, pasi Amazon paralajmëroi se kompania do të ndalonte hyrjen në serverat e saj, pasi dështoi të kontrollojë dhe largojë përmbajtjen e dhunshme.

Popullariteti i faqes u rrit në javën e fundit, duke u bërë aplikacioni numër një falas në App Store Apple pasi Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rolin e tij në nxitjen e një trazire në Kongres javën e kaluar.

Mesazhet e mbështetjes për sulmin e së mërkurës në Uashington DC –dhe thirrjet për demonstrata të reja – ishin rritur shume në platformën Parler, duke çuar kompaninë Google që ta hiqte atë të premten, pasuar nga Apple të shtunën.

Amazon konfirmoi se do të pezullonte platformën nga shërbimet e saj sepse kishte lejuar "kërcënime të dhunës".

Në një letër drejtuar pronarëve të Parler, Amazon tha se do të ndërpresë shërbimin deri në orën 11:59 të së dielës.

Ueb-faqet si Down for Everyone dhe Just Me, raportuan se Parler doli jashtë linje menjëherë pas mesnatës, duke sugjeruar që pronarët e saj nuk kishin qenë në gjendje të gjenin një partner të ri ku do të mund ta vendosnin aplikacionin.

Në një seri postimesh në Parler të shtunën, shefi ekzekutiv John Matze, tha se faqja do të ndërpritej të nesërmen dhe akuzoi gjigantët e teknologjisë se po bënin një "luftë kundër fjalës së lirë".

"Ata NUK do të fitojnë! Ne jemi shpresa e fundit e botës për fjalën e lirë dhe informacionin e lirë”, tha Matze.

Parler nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga AFP.

Rrjeti social, i lëshuar në vitin 2018, funksionon pak a shumë si Twitter, me profile që njerëzit mund të ndjekin dhe mesazhet quhen "parleys" në vend të “tweets”.

Në ditët e saj të para, platforma tërhoqi një turmë përdoruesish ultra-konservativë apo edhe ekstremistë të djathtë.

Por, tani tërheq shumë më shumë zëra tradicionalë republikanë.

Një prezantues nga Fox News, Sean Hannity, ka 7.6 milionë ndjekës, kurse kolegu i tij Tucker Carlson ka 4.4 milionë.

Zyrtarët e zgjedhur që përdorin këtë aplikacion janë edhe Devin Nunes, një kongresist i Kalifornisë dhe guvernatori i Dakotës së Jugut, Kristi Noem.

Ende nuk dihet nëse Trump ka një profil në Parler.

Rritja e fundit e Parler erdhi pas dhunës së javës së kaluar në Uashington, ndërsa përdoruesit e rinj, të zemëruar me bllokimin e llogarisë së Trumpit në Twitter, përdorën aplikacionin duke bërë thirrje për protesta të reja.

Në një postim, tashmë të fshirë, një llogari që pretendonte se i përkiste Lin Wood, një avokat pro-Trumpit, bëri thirrje që nënpresidenti, Mike Pence të vihej përpara një skuadre pushkatimi – kërcënime për të cilat mediat amerikane thanë se çuan në një hetim nga shërbimi sekret.

Përgatiti: Fatos Bytyçi





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

«Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города» - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


VIP

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России