Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2021

Raporti i TI-së, për maqedonasit - real

0
Raporti i TI-së, për maqedonasit - real

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Shkup konsiderojnë se raporti i fundit i Transparency International, për sa i përket perceptimit të korrupsionit ku Maqedonia e Veriut është riradhitur në pozitën e 111-të, është shumë  i vërtetë, pasi siç thonë ata, pothuajse asnjë punë nuk mund ta kryesh në institucione nëse nuk ke të njohur ose nuk jep ryshfet. 

Dalibor Stojçevski thotë se pas një rrahje ku ka qenë i përfshirë në gjendje të dehur, i është kërkuar ryshfet për të kaluar më lehtë, siç i është thënë, nga disa persona të afërt me organet e sigurisë.  

“Në gjendje të dehur isha i përfshirë në një rrahje me miqtë e mi, më pas nga disa persona të cilët ishin të afërt me gjykatësit dhe policët na u tha se ‘duhet të jepni kaq para që të kaloni më lehtë’ . Vetëm me korrupsion  kryhen punët”, thotë Dalibor Stojçevski, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të japë ryshfet, sepse e di se dhënia e ryshfetit paraqet vepër penale, si për atë që jep, ashtu edhe për atë që merr. 

Nga ana tjetër, Cveta Markovska, pensioniste, thotë se korrupsioni gjithmonë ka qenë prezent në shoqërinë maqedonase, megjithëse shton se tani kjo gjendje është alarmante, sepse është imponuar si kulturë jetese qoftë në realizimin e shërbimeve administrative, apo punësimin. 

“Mbase nuk më janë kërkuar mjete financiare, por më është dashur të gjej miq për të kryer punë në institucione të caktuara të shtetit”, thotë ajo. 

Të anketuarit thonë se rastet korruptive nuk i denoncojnë në Gjykata pasi sistemi gjyqësor i cili duhet të garantojë realizimin e drejtësisë, mbetet gjithnjë e më pak i besueshëm për ta. 

“Janë humbur vlerat morale asgjë nuk funksionon, s`ke ku ankohesh. Do të nevojiten decenie të tëra që gjërat të ndryshojnë për së mbari”, thotë Marina Ampova.  

Ndryshe, Indeksi për perceptimin e korrupsionit për vitin 2020, i publikuar nga Transparency International, ka zbuluar se korrupsioni ka shënuar rezultatin dhe rangimin më të ulët të Maqedonisë së Veriut, nga viti 2001 kur për herë të parë Maqedonia e Veriut ishte ranguar si shtet.  

Me numër të pandryshuar të pikëve nga viti i kaluar, 35, Maqedonia e Veriut, këtë vit gjendet në vendin e 111-të nga gjithsej 180 vende të ranguara.

Sllagjana Taseva nga  Transparency International për Maqedoninë e Veriut , thotë për Radion  Evropa e Lirë se rangimi është më i keqi në histori, prejse ka filluar matja në vend.  

“Ky është rezultati më i keq historik që kemi pasur për sa i përket perceptimit të korrupsionit. Kjo flet për atë se ne si shtet nuk arritëm që në formë adekuate të përballemi me korrupsionin. Veçanërisht, këtu do të theksoj se dështuam me realizimin e reformave të premtuara në sistemin gjyqësor ku Maqedonia ka shënuar trend negativ dhe realizimin e të drejtave të njeriut”, thotë Taseva. 

Ish- gjykatësi Bashkim Selmani si shumë problematike e sheh çështjen e dëshmimit të pranisë së korrupsionit në gjykata. 

“E para është shumë e vështirë që të dëshmohet korrupsioni dhe e dyta si problem paraqitet ndërthurja politike me individë të caktuar brenda për brenda sistemit gjyqësor”, thotë Selmani. 

Ndërkohë, Dragan Malinovski, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dilema se “receta” për përballjen efikase me korrupsionin është shumë  e qartë - përforcimi i kapaciteteve si në aspektin financiar, ashtu dhe atë të kuadrove profesionale  në institucionet që janë të thirrura ta luftojnë korrupsionin. 

“Në bazë të Ligjit për korrupsion,  Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë në 17 institucione , por realisht në bazë të gjendjes faktike, Komisioni për parandalimin e korrupsionit mezi ka qasje në të dhënat e 1 apo 2 institucioneve për shkak të softuerit joadekuat dhe mungesës së kuadrit profesional. Të mos flasim për çështjet tjera”.  

“Nëse ju nuk keni qasje në të dhënat në kohë reale, në këtë kohë të digjitalizimit, u mungon kuadri profesional , nuk keni mjete financiare për të angazhuar ekspertë të lëmive të caktuara, si mund t’i realizoni kompetencat tuaja pavarësisht se ato janë në letër”, thotë Malinovski. 

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështjet e korrupsionit në kuadër të qeverisë, Lupco Nikollovski,  trendin negativ për sa i përket luftimit të korrupsionit e ka arsyetuar me faktin se bëhet fjalë vetëm për perceptim të qytetarëve. 

Ndërkohë, partitë politike në opozitë në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se raporti i publikuar së fundi i Transparency International, është një tregues i qartë se “pushteti, në mënyrë mafioze, e ka kthyer Maqedoninë e Veriut në vatër të korrupsionit dhe krimit”.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Разин

В безобразном состоянии: Андрей Разин забросил могилу своего 16-летнего сына




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России