Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Hoti: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin thyen bllokadën e njohjeve

0
Hoti: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin thyen bllokadën e njohjeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës, shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq edhe në Lindjen e Mesme.

Ai tha se ky zhvillim e thyen bllokadën e njohjeve për Kosovën.

Hoti shtoi se krahas dokumentit për marrëdhënie diplomatike, të dyja vendet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje tjera që fuqizojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Në një konferencë për media, kryeministri Hoti tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit 2020 e arritur në Uashington.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me këtë marrëveshje të cilën e kishin ndërmjetësuar Shteteve e Bashkuara, dhe e cila ishte nënshkruar nga Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit dhe i nxjerr gabim kritikët që vazhdimisht e kanë kritikuar këtë marrëveshje, edhe duke e kritikuar dhe mos e pranuar njohjen nga Izraeli e cila ka ndodhë në Shtëpinë e Bardhë dhe sot është konkretizuar”, tha Hoti i cili falenderoi të dyja administratat amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se Kosova po e “thyen zingjirin e fushatës agresive të Serbisë për çnjohjen e Kosovës".

Ajo konfirmoi se Ambasada e Kosovës do të jetë në Jerusalem.

“Ky është zotim që derivon nga Marrëveshja e Uashingtonit dhe telefonatës së Hotit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale”, tha Haradinaj-Stublla.

Hoti dhe Haradinaj-Stublla thane se shkëmbimi i ambasadorëve mes dy vendeve do të ndodhë pas përfundimit të procedurave ligjore përkatëse.

“Kjo, mbetet çështje e afateve kohore dhe procedurave teknike se kur do të permbushen këto detaje teknike", tha Haradinaj-Stublla.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Чайковский» под величественными сводами Петрикирхе.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Большой шлем

«Надо чем-то жертвовать». Арина Соболенко отказалась ехать на Олимпиаду в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве убийца пожилых инвалидов засунул сборник нот в тело жертвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России