Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 08.02.2021

Kushte çnjerëzore në kampet e Sirisë, thotë ekspertja e OKB-së

Evropaelire.org 

Në kampe të paraburgimit në verilindje të Sirisë ndodhen gra dhe fëmijë nga 57 shtete, tha të hënën, Fionnuala Ni Aolain, një eksperte e Kombeve të Bashkuara, raporton AFP. Ajo tha se ata po jetojnë në “kushte çnjerëzore” në kampet Al-Hol dhe Roj, që drejtohen nga forcat kurde dhe iu bëri thirrje shteteve të bëjnë riatdhesimin e menjëhershëm të tyre. Sipas saj në kampe janë mbi 64.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë. "Shumë prej tyre po përjetojnë një sërë shqetësimesh në lidhje me të drejtat e njeriut. Читать дальше...

Facebook rrit përpjekjet për të luftuar dezinformimin

Evropaelire.org 

Kompania Facebook tha të hënën tha se ka shtuar përpjekjet për të ndaluar keqinformimin në lidhje me vaksinat kundër COVID-19. Facebook do të shënjestrojë grupet të cilat vazhdimisht përhapin dezinformim për koronavirusin dhe vaksinat. Ka disa muaj që Facebook po lufton dezinformimin duke iu japur përparësi këshillave shëndetësore nga agjenci të besueshme, mirëpo prej datës 8 shkurt do ta zgjerojë këtë fushatë. Grupet ose llogaritë që ndajnë dezinformata të tilla mund të hiqen plotësisht nga rrjeti social, paralajmëroi Facebook. Читать дальше...

Merkel dhe Erdogan bisedojnë për krizën në Mesdhe

Evropaelire.org 

Të hënën, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë për krizën në Mesdhe, përmes video-lidhjes. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel ka kërkuar më shumë përparim në dialog por edhe ka mirëpritur zhvillimet e fundit pozitive. Ajo ka ritheksuar rëndësinë e raporteve konstruktive dhe të qëndrueshme mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, raporton DPA. Merkel dhe Erdogan kanë diskutuar edhe për pandeminë e koronavirusit dhe çështje tjera... Читать дальше...



Gjermania, Suedia dhe Polonia dëbojnë diplomatët rusë

Evropaelire.org 

Gjermania, Suedia dhe Polonia kanë njoftuar se do të dëbojnë secila nga një diplomat rus, si kundërpërgjigje ndaj Moskës, e cila javën e kaluar veproi njëjtë me diplomatët nga të trija vendet anëtare të BE-së. Moska i dëboi diplomatët evropianë për pretendimet se kanë marrë pjesë në protesta të mbështetësve të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Gjermania ka thënë se personeli i Ambasadës së Gjermanisë në Moskë kishte vepruar bazuar në të drejtat që i siguron Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet... Читать дальше...

Kamberi: Gjykata ka hedhur poshtë padinë kundër Vullinit për termin "shiptari"

Evropaelire.org 

Deputeti shqiptar i parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa vitin e kaluar pati njoftuar se padia është ngritur për shkak të “gjuhës së urrejtjes” përkatësisht përdorimit të termit pezhorativ “shqiptari” nga ana e Vullinit. Ndërsa deputeti shqiptar, Kamberi tha përmes... Читать дальше...

Maqedonia e V. në kërkim të nomadëve digjitalë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thonë se po angazhohen që të tërheqin nomadët digjitalë, që përmes tyre t’i jepet një impuls zhvillimit të ekonomisë lokale dhe për këtë gjë tashmë janë duke përgatitur fushata. Nomadët digjitalë janë ata persona që përdorin teknologjinë si mjet pune dhe zakonisht e kryejnë punën nga distanca. Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov thotë për Radion Evropa e Lirë se nomadët digjitalë do të sillnin përfitime të mëdha për ekonominë lokale... Читать дальше...

Afër dy milionë euro pasuri e sekuestruar

Evropaelire.org 

Rreth 1.6 milion euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në vitin 2020 dhe të cilat janë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkëpunon me organet e drejtësisë, në mënyrë që ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë. Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale

Evropaelire.org 

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale në byronë në Prishtinë. Redaktori i mediave sociale është përgjegjës për koordinimin, redaktimin dhe përgjithësisht menaxhimin e mediave sociale të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, si dhe për angazhimin me audiencat nëpër këto platforma. Ai luan rol kryesor në mediat e reja dhe iniciativat digjitale, si dhe identifikon përmbajtjen për promovim të gjerë. PËRGJEGJËSITË: Kujdeset për llogaritë... Читать дальше...



PZAP dënon me 16 mijë e 700 euro disa parti politike

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për nëntë ankesa të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Nga nëntë ankesa, gjashtë nga to janë pranuar si të bazuara. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10, 700 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2,000 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,000 euro. "Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera... Читать дальше...

Rusia dëbon një diplomate shqiptare

Evropaelire.org 

Rusia ka dëbuar diplomaten shqiptare, Jonida Drogu nga Moska si një kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga ana e Tiranës. Njoftimi është bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, e cila tha se sekretarja e parë e Ambasadës së Shqipërisë në Moskë është shpallur person i padëshiruar (non grata). Ajo është urdhëruar që ta lëshojë vendin brenda 72 orësh. “Më 8 shkurt, ambasadori shqiptar në Rusi, Arben Gazioni është thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe është njohur me letrën ku... Читать дальше...

IKSHPK: Tri viktima dhe 290 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar se të hënën janë regjistruar edhe 290 raste të reja me koronavirus. Të dhënat bazohen në testimin e 2.388 mostrave. Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe tri viktima. Të vdekurit janë nga komunat Gjilan, Klinë dhe Rahovec.  Sëmundjen e kanë mundur edhe 189 pacientë. Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 8 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 62.548 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.526 pacientë... Читать дальше...

IS sulmon një konvoj të luftëtarëve pro-regjimit sirian

Evropaelire.org 

Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) i ka zënë pritën një konvoji të luftëtarëve pro-regjimit sirian, duke vrarë të paktën 26 persona, tha organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe. “Përleshjet e armatosura çuan në shumë viktima”, tha organizata duke i cilësuar këto luftime si më të ashprat që nga fillimi i vitit, raporton AFP. IS pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe shpalli një "kalifat" ndërkufitar më 2014. Grupi u mposht në Siri në mars të vitit të vitit 2019... Читать дальше...

Maqedonia e V. bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut nënshkroi të hënën kontratën për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër koronavirusit nga prodhuesi Sinofarm. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por nuk u dha ndonjë datë e saktë për mbërritjen e vaksinave. Nga Ministria e Shëndetësisë shpresojnë se vaksinat mund të arrijnë gjatë muajit shkurt. Detajet më specifike të marrëveshjes mbeten konfidenciale, sepse, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një gjë e tillë është në përputhje me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave... Читать дальше...

Fotografia simbol e protestave pro Navalnyt shitet për afro 27,000 dollarë

Evropaelire.org 

Një fotografi e bërë në një stacion policie nga fotografi i njohur rus, Dmitry Markov, e cila është bërë më pas simbol online i protestave në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny, është shitur për dy milionë rubla, apo afro 27 mijë dollarë. Markov, në një postim në Facebook, tha se fotografia, e cila tregon një polic të ulur në një tavolinë dhe mbi të portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, është blerë në një ankand në internet nga një person me emrin  Yekaterina. Читать дальше...

Vendbanimet hebreje mund të vihen nën hetim ndërkombëtar 

Evropaelire.org 

Vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve hebreje nga Qeveria izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor mund të jetë më lehtë lëndë për Prokurorinë sesa aksionet ushtarake kundër palestinezëve – nëse kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) vendos të hapë zyrtarisht hetimet për krime lufte. Ky hetim është ende shumë larg, por GJNP-ja lëvizi një hap drejt këtij qëllimi të premten e kaluar, kur i hapi rrugë prokurores Fatou Bensouda, që të nisë hetimet për krime luftë kundër militantëve izraelitë dhe palestinezë... Читать дальше...

Çmimet e naftës kthehen në nivelet e para pandemisë

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës janë rikuperuar në nivelet e para pandemisë së koronavirusit, e cila ka qenë shkatërruese për industrinë e “arit të zi”. Nafta e papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, u rrit të hënën në Londër për 1.26 për qind, përkatësisht në 60.19 dollarë për fuçi. West Texas Intermediate (WTI), standardi për naftën amerikane, javën e kaluar u rrit mbi 55 dollarë për fuçi - për herë të parë në më shumë se një vit. Kërkesa për naftë është akoma më e ulët se normalja, por... Читать дальше...

Biden: Imuniteti i tufës, vështirë të arrihet deri në shtator

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator. “Ideja që kjo mund të kryhet dhe ne mund ta arrijmë imunitetin e tufës shumë kohë përpara përfundimit të verës, është shumë e vështirë”, tha Biden në një intervistë për kanalin televiziv CBS. Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet rezistente ndaj sëmundjes, ose nga infeksioni i mëparshëm, ose nga vaksinimi. Читать дальше...

Borrell: Marrëdhëniet me Rusinë, në udhëkryq

Evropaelire.org 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë “janë në udhëkryq”. Borrell i bëri komentet në një blog të postuar në ueb-faqen e BE-së, pas vizitës që kryediplomati evropian bëri në Moskë. “Një konferencë shtypi e organizuar në mënyrë agresive dhe dëbimi i tre diplomatëve të BE-së gjatë vizitës sime tregojnë se autoritetet ruse nuk duan ta shfrytëzojnë mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me BE-në”, tha Borrell. Gjatë një konference për shtyp me Borrellin... Читать дальше...

Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion. “E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem. Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës. Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim. Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave... Читать дальше...


Музыкальные новости
Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения





Rss.plus
РПЛ

Проводы Джикии, дубль Сулейманова и парады голов в Нижнем Новгороде и Екатеринбурге: чем запомнился 29-й тур РПЛ




Индексы базовых отраслей экономики Ступина выросли в первом квартале 2024 г

В Воскресенске сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в умышленном повреждении чужого автомобиля

Студотряды Тамбовской области открыли трудовой семестр

Ветеран Сергей Бугров из Солнечногорска отпраздновал 101-летие




S’ka regjistrim të popullsisë

Evropaelire.org 

Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë këtij viti, do të realizohet në vitin 2022, thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Kastrati, drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). “Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti, regjistrimi optimal do të ishte në muajin prill 2022, por ende nuk është vendosur data e saktë”, thotë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Avni Kastrati. Читать дальше...

Së paku 14 viktima pas shkëputjes së akullnajës në Indi

Evropaelire.org 

Së paku 14 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një pjesë e akullnajës në Himalaje ra në një lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në veri të Indisë. Ujërat hapën një digë dhe u derdhën nëpër një luginë në shtetin Utarakhand. Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punonjës nga dy hidrocentrale në zonë. Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë u dërguan në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Ekspertët po hetojnë incidentin që ndodhi të dielën... Читать дальше...

Në Mianmar vazhdojnë protestat për rikthimin e demokracisë

Evropaelire.org 

Punëtorët anembanë Mianmarit kanë hyrë në grevë, derisa protestat që bëjnë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi, dhe për rivendosjen e demokracisë vazhdojnë për të tretën ditë me radhë. Ushtria e Mianmarit, që ndryshe njihet edhe si Birmani, ka marrë pushtetin javën e kaluar, duke pretenduar - pa sjellë asnjë provë - se në zgjedhjet e mëhershme ka pasur mashtrime. Ushtria po ashtu ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare, ndërsa pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing. Читать дальше...

Senati nis këtë javë gjyqin kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Senati amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar. Atë ditë, mbështetësit e tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Pesë njerëz, përfshirë një polic, kanë vdekur në trazira. Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Irani thellojnë konfliktin rreth marrëveshjes bërthamore

Evropaelire.org 

Irani dhe Shtetet e Bashkuara e thelluan konfliktin rreth marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi udhëheqësit e dy vendeve kërkuan nga pala tjetër që të veprojë e para. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk do t’i heqë sanksionet për ta rikthyer Iranin në tryezën e bisedimeve. Ai tha se Teherani duhet t’iu përmbahet angazhimeve, të ndërmarra me marrëveshjen bërthamore. I pyetur në një intervistë për kanalin CBS, nëse do t’i ndërpresë sanksionet për ta bindur Iranin që të kthehet në tryezën e bisedimeve, Biden tha: “Jo”. Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Кажетта Ахметжанова

Мистический Тибет: путеводитель по местам силы от Кажетты Ахметжановой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников


Дарья Касаткина

Касаткина, Андреева и Кудерметова — в тройке лидеров в борьбе за звание лучшей теннисистки



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Театр

Театр танца Катерины Нейман выступил на главной сцене ТРЦ «Нора»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России