Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit
![Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit](https://gdb.rferl.org/db39f88e-89d9-4c7b-8126-713cd7f8e6cb_tv_w800_h450.jpg)
Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt nënshkruan një dokument për të formalizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike u bë përmes platformës Zoom. Izraeli njoftoi se ka miratuar kërkesën e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.