Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Biden sinjalizon rikthimin e Amerikës në arenën botërore

0
Biden sinjalizon rikthimin e Amerikës në arenën botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten fjalimin e tij të parë në Departamentin e Shtetit që kur mori detyrën, duke e vënë theksin tek sfidat kryesore për diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicion force” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale, raporton Associated Press, transmeton Zëri i Amerikës.

Presidenti Biden e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenë më të angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij.

"Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme", tha Biden.

Ai foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës së jashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.

"Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, tha Biden.

Pse e mori pushtetin ushtria në Mianmar?

"Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund," deklaroi presidenti Biden.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeve ekonomike të Kinës duke "ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe duke risjellë besueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilave kishte humbur."

Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtë vendit dhe se ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Biden tha gjithashtu se do t'i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen dhe se do ta bënte mbështetjen për të drejtat e komunitetit LGBTQ një gur themeli të diplomacisë.

Presidenti njoftoi se po nënshkruante një urdhër ekzekutiv për rritjen e kufirit të numrit të refugjatëve të lejuar në Shtetet e Bashkuara më shumë se tetëfishin e nivelit ku e kishte ulur administrata e ish-presidentit Trump.

Trump e kishte ulur në mënyrë drastike këtë kufi, në vetëm 15,000.

Plani i zotit Biden do ta rriste atë në 125,000 - 15,000 më shumë nga maksimumi që kishte vendosur Presidenti Barack Obama para se të largohej nga detyra.

Fjalimi i zotit Biden, ishte një sinjalizim për botën se Amerika është rikthyer pas katër vjetësh të politikës së ish-Presidentit Trump "Amerika e Para".

Momenti që zgjodhi Presidenti Biden për të folur në Departamentin e Shtetit, në fillim të mandatit, ishte sa simbolike aq edhe një sinjal i interesit të tij për politikën e jashtme, përfshirë vite të tëra si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ish-Presidenti Trump e kishte vizituar Departamentin e Shtetit për herë të parë, pas më shumë se një viti në detyrë, duke e bërë një gjë të tillë vetëm për betimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në 2018, dhe në mënyrë të përsëritur e sulmoi diplomacinë si pjesë e një "shteti të fshehtë" që synonte të sabotonte administratën e tij. Zoti Trump denigroi dhe pushoi nga puna punonjës të Departamentit të Shtetit dhe u përpoq pa ia arritur qëllimit të ulte buxhetin e tij me deri 35%.

Vizita në Departamentin e Shtetit vjen pasi zoti Biden mori vendimin të mërkurën për të zgjatur afatin e traktatit të fundit të mbetur në fuqi me Rusinë, që kufizon rezervat e armëve bërthamore ruse dhe amerikane, vetëm dy ditë para skadimit të paktit.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Моргенштерн* жестко ответил хейтерам и защитникам Дилары




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

По аниме и манге «Кайдзю № 8» выпустят PC и мобильную игру — Kaiju No. 8 THE GAME



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России