Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Protesta kundër sundimit ushtarak në Mianmar

0
Protesta kundër sundimit ushtarak në Mianmar

Në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon, mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër grushtit të shtetit. Turma e njerëzve brohoriste: "Poshtë diktatura ushtarake". Kjo është protesta më e madhe që nga puçi ushtarak i javës së kaluar.

Protestuesit bënë thirrje për lirimin e udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, dhe zyrtarëve tjerë të arrestuar nga ushtria.

Protesta u zhvillua pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë për të ndalur mobilizimin e njerëzve përmes mbylljes së rrjeteve sociale.

Pse janë bllokuar mediat sociale?

Të premten në mbrëmje, njëra nga kompanitë kryesore që ofron qasje në internet konfirmoi se ishte urdhëruar të bllokonte rrjetet sociale Twitter dhe Instagram "deri në një njoftim tjetër".

Të enjten, udhëheqësit e grushtit të shtetit bllokuan rrjetin social Facebook, për hir të siç thanë, "stabilitetit".

Të shtunën raporte të pakonfirmuara thanë se ka ndodhur ndalim i  përgjithshëm i internetit.

Agjencia e lajmeve AFP tha se kishte parë një dokument të paverifikuar, në të cilin thuhej se faqet e mediave sociale po përdoren për të "shkaktuar keqkuptim në opinion".

Media shtetërore në Mianmar raportoi më 6 shkurt se zyrtarët e juntës kanë biseduar me diplomatët e huaj një ditë më parë.

"Qeveria i kupton shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e procesit të tranzicionit demokratik të Mianmarit," tha ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ko Ko Hlaing në takim, sipas medias shtetërore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u zotua më 5 shkurt se OKB-ja do të bëjë gjithçka që për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar dhe për të krijuar kushte që puçi ushtarak në Mianmar të përmbyset.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione për shkak të grusht shtetit.

Çfarë ka ndodhur në Mianmar?

Të hënën, më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Të mëkurën policia njoftoi se ka ngritur akuza kundër, Aung San Suu Kyi, dhe se ajo do të mbahet në arrest deri më 15 shkurt.

Zonja Suu Kyi nuk është parë në publik që kur u arrestua nga ushtria. 

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi është një ish e burgosur politike dhe figura kyçe e luftës së gjatë të Mianmarit kundër diktaturës.

Partia e saj fitoi 83 për qind të vendeve në zgjedhjet e 8 nëntorit, që vlerësoheshin si një lloj referendumi për qeverinë e saj.

Mianmari, është një vend me 54 milionë banorë në Azinë Juglindore.

Ky vend kufizohet me Bangladeshin, Indinë, Kinën, Tajlandën dhe Laosin.

Mianmari u drejtua nga një qeveri ushtarake me tipare shtypëse nga viti 1962 deri më 2011. Në atë kohë vendi ballafaqohej me sanksione ndërkombëtare.

Për vite me radhë, Aung San Suu Kyi, bëri fushatë për reforma demokratike.

Një ndryshim demokratik filloi më 2010, megjithëse ushtria mbajti ende një ndikim të konsiderueshëm.

Pas zgjedhjeve të lira më 2015, në pushtet erdhi një qeveri e udhëhequr nga Suu Kyi.

Ajo gëzoi mbështetje të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare. Por, kjo mbështetje u luhat pasi autoritetet filluan një fushatë goditëse ndaj myslimanëve Rohingya, duke detyruar qindra mijëra prej tyre të ikin në Bangladesh.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда





Москва

Солнечные дети на сцене Кремля


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Ирина Серегина

Концерт в музее им. П.И. Чайковского




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80


Анастасия Потапова

Ролан Гаррос. Расписание 2 июня. Потапова и Швентек сыграют первым запуском, Синнер – последним



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

England vs Bosnia & Herzegovina: Three Lions face Dzeko and Co in Euro 2024 warm-up match – stream FREE, TV, team news



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России