Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale

0
Radio Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë hap konkurs për redaktor të mediave sociale në byronë në Prishtinë.

Redaktori i mediave sociale është përgjegjës për koordinimin, redaktimin dhe përgjithësisht menaxhimin e mediave sociale të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, si dhe për angazhimin me audiencat nëpër këto platforma. Ai luan rol kryesor në mediat e reja dhe iniciativat digjitale, si dhe identifikon përmbajtjen për promovim të gjerë.

PËRGJEGJËSITË:

Kujdeset për llogaritë e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në Facebook, YouTube dhe Instagram.

Eksploron mundësi të reja për përdorimin e platformave të tjera, si dhe për arritjen tek audienca të reja.

Poston përmbajtjen e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në mediat sociale dhe sigurohet që e gjithë përmbajtja të jetë e favorshme për motorin e kërkimeve Google.

Prodhon përmbajtje të veçantë për mediat sociale.

Reklamon përmbajtje në mediat sociale, krijon reklama, shënjestron audienca, përcjell performancën.

Planifikon dhe krijon anketa, kuize ose forma të tjera të ndërveprimit me audiencën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në mediat sociale.

Përgjigjet/përcjell mesazhet e dërguara në mediat sociale, moderon diskutimet në postime dhe siguron një mjedis tolerant dhe pa gjuhë të urrejtjes.

Përdor shkathtësitë gazetareske për të gjetur materiale që mund të shpërndahen dhe që i përmbushin standardet e Radios Evropa e Lirë.

Hulumton lajme në internet dhe merr pjesë në zhvillimin e lajmeve.

E mban ekipin e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë të informuar gjatë gjithë ditës për temat aktuale dhe materialet që ia vlejnë të eksplorohen.

Kryen detyra të tjera që lidhen me të sipërshënuarat.

KUALIFIKIMI:

Shkollimi:

Preferohet diplomë Bachelor në gazetari, ose fushë të lidhur me të, apo përvoja ekuivalente.

Përvoja në punë:

Pesë apo më shumë vjet përvojë pune në gazetari digjitale dhe media sociale të organizatave të lajmeve.

Kompetencat:

Gjykim i fuqishëm i lajmeve.

Njohuri e gjerë e situatave politike, ekonomike dhe sociale në rajonin e transmetimit, si dhe e çështjeve ndërkombëtare, e fituar përmes studimeve, hulumtimeve, shkrimeve, udhëtimeve ose përvojave dhe ekspozimeve të tjera.

Shkrim i shkëlqyeshëm i lajmeve dhe aftësi e demonstruar për të punuar me media sociale dhe digjitale, edhe në gjetjen e përmbajtjes, edhe në shpërndarjen e saj.

Përshtatet dhe punon në mënyrë efektive në situata të ndryshme dhe me individë ose grupe të ndryshme. Fleksibiliteti përfshin të kuptuarit dhe vlerësimin e këndvështrimeve të ndryshme dhe të kundërta për një çështje, përshtatjen e qasjes së dikujt kur kërkesat e një situate ndryshojnë, si dhe ndryshimin ose pranimin e lehtë të ndryshimeve në organizatë ose në kërkesat e punës.

Punë e shkëlqyeshme ekipore dhe aftësi për të bërë shumë detyra dhe për të caktuar përparësitë, me pak mbikëqyrje.

Aftësi për të balancuar shumë përgjegjësi dhe projekte njëkohësisht, si dhe për të punuar me afate.

Gjuhët:

Gjuha amtare e rajonit ku transmetohet Radio Evropa e Lirë (e detyrueshme)

Gjuha angleze - në të folur dhe të shkruar (e detyrueshme)

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, ju lutemi të aplikoni duke dorëzuar CV-në tuaj dhe një letër motivimi në gjuhën angleze.

Kandidatët për këto pozita duhet të banojnë brenda distancës së udhëtimit nga qyteti i caktuar, ose të jenë të gatshëm të zhvendosen atje me shpenzimet e tyre. Pagat për punonjësit në rajonet ku ka transmetim Radio Evropa e Lirë janë konkurruese, bazuar në kushtet lokale. Përfitimet e punonjësve në rajonet e transmetimit të Radios Evropa e Lirë janë në përputhje me ligjin lokal të punës.

Shënim: Në përgjigje të ndryshimit të kërkesave operacionale, Radio Evropa e Lirë mban të drejtën për të mos caktuar një takim, ose për të modifikuar specifikimet e punës për një konkurs të veçantë.

Duke iu përgjigjur kësaj reklame ose duke dërguar CV-në tuaj dhe/ose të dhëna të tjera personale te Radio Evropa e Lirë, ju pajtoheni që të dhënat e juaja të ruhen dhe menaxhohen nga punonjësit e departamentit të burimeve njerëzore të kompanisë, për referenca të mundshme në të ardhmen, në përputhje të plotë me Rregulloren 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të 27 prillit, 2016, për mbrojtjen e personave fizikë, sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe lëvizjes së lirë të të dhënave të tilla, si dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46 / EC (Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme) GDPR dhe Nenit nr. 110/2019, mbi përpunimin e të dhënave personale. Kjo marrëveshje mund të tërhiqet vetëm me një revokim me shkrim dhe mbetet e vlefshme deri në atë datë. Megjithatë, jo më shumë se 5 vjet.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«Моцарт vs Шопен» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Из-за сильных ливней в Москве образовались скопления воды



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России