103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Vendbanimet hebreje mund të vihen nën hetim ndërkombëtar 

0
Vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve hebreje nga Qeveria izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor mund të jetë më lehtë lëndë për Prokurorinë sesa aksionet ushtarake kundër palestinezëve – nëse kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) vendos të hapë zyrtarisht hetimet për krime lufte.


Ky hetim është ende shumë larg, por GJNP-ja lëvizi një hap drejt këtij qëllimi të premten e kaluar, kur i hapi rrugë prokurores Fatou Bensouda, që të nisë hetimet për krime luftë kundër militantëve izraelitë dhe palestinezë, raporton Associated Press.


Çdo hetim, do të duhej të merrej me veprimet e ushtrisë izraelite gjatë luftës shkatërruese në Rripin e Gazës në vitin 2014 dhe gjatë protestave masive përgjatë kufirit që u zhvilluan më 2018. Por, ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor duket se është nën llup më të ashpër të hetuesve.




E drejta ndërkombëtare ia ndalon shteteve që të lëvizin civilët e tyre në territore të okupuara, duke e bërë kështu më të lehtë për hetuesit që të ngrenë aktakuzë për këtë çështje sesa për përdorimin të tepruar të forcës në fushëbetejë.


Çfarë vendosi GJNP-ja?

Prokurorja Fatou Bensouda kishte deklaruar në dhjetor të vitit 2019 se besonte se kishte “bazë të arsyeshme” që të hapeshin hetimet ndaj veprimeve të ushtrisë izraelite dhe ndërtimit të vendbanimeve. Por, fillimisht ajo kishte kërkuar nga Gjykata që ta përcaktonte nëse kishte juridiksion territorial.


Në një votim 2-1 javën e kaluar, gjykatësit i dhanë asaj këtë juridiksion në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Palestinezët i pretendojnë të tri këto zona për shtetin e tyre të ardhshëm, zona këto që ishin pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.




Vendimi nuk i hapi rrugë hetimeve zyrtare. Ky akt do të jetë vendim i prokurores Bensouda. Në një deklaratë të shkurtër, ajo tha se do ta shikojë në detaje vendimin e Gjykatës, para se të vendosë se si do të procedojë. Ky proces do të mund të marrë muaj kohë para se të formalizohet.


Në ndërkohë, Izraeli ka nisur sulme personale ndaj Bensoudas dhe e ka akuzuar Gjykatën për aplikimin e standardeve të padrejta. Po ashtu, Izraeli thotë se palestinezët nuk kanë shtet dhe e akuzuar Gjykatën për përfshirje në çështje politike.


Si arritëm deri këtu?

Edhe pse palestinezët nuk gëzojnë pavarësi, Palestina ishte pranuar si shtet vëzhgues joanëtar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012. Palestinezët e kanë përdorur këtë status që t’i bashkohen dhjetarë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale.


Palestinezët në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar nga Gjykata që të hetojë aksionet e ushtrisë izraelite në Gaza dhe aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Ata kanë kërkuar që hetimet të përfshijnë kohën qysh nga 13 qershori i vitit 2012, datë kjo që lidhet me luftën e Izraelit me grupin militant islamik Hamas, që udhëheqin me këtë territor.




Tribunali Ndërkombëtar është ideuar të shërbejë si gjykatë ose mekanizëm i fundit kur sistemet gjyqësore të shteteve nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet që të hetojnë dhe ndjekin kryerësit e krimeve të luftës.


Izraeli nuk është anëtar i GjNP-së dhe nuk ia njeh autoritetin, pasi pretendon se ka sistem të pavarur gjyqësor, që është model edhe për botën. Por, palestinezët thonë se Izraeli nuk është i aftë që të hetojë vetë dhe pretendojnë se sistemi gjyqësor është i anshëm në raport me ta.


A duhet të shqetësohet Izraeli?

Në këtë fazë, Izraeli nuk ka shumë arsye që të frikësohet. Vendimi i së premtes ishte një goditje, por mbetet hipotetike nëse zyrtarët izraelitë mund të ndiqen penalisht.


Megjithatë, vendimi hap rrugën për një skenar potencialisht shqetësues, në të cilin ish-zyrtarët dhe ata aktual izraelitë mund të arrestohen nëse udhëtojnë jashtë vendit. E përditshmja izraelite ‘Haaretz’ raportoi të dielën se Izraeli po përgatitet të informojë qindra zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të sigurisë, nga frika se mund të jenë subjekt i arrestimit.


Sipas OKB-së, në luftën e Gazës, mbi 2,200 palestinezë, përfshirë afro 1,500 civilë u vranë nga sulmet izraelite. Të paktën 73 persona, përfshirë gjashtë civilë, u vranë në anën izraelite, sipas shifrave izraelite.




Sidoqoftë, vërtetimi i krimeve të luftës mund të jetë i vështirë. Izraeli thotë se të ketë vepruar në vetëmbrojtje kundër goditjes me raketa të pandërprera kundër qyteteve izraelite. Ata gjithashtu akuzojnë Hamasin, që lëshonte raketa nga zonat e banuara, për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.


Izraeli gjithashtu insiston se sistemi i tij gjyqësor është më se i aftë që të hetojë të hetojë krimet e pretenduara. Pas luftës së Gazës,, ushtria kishte hapur dhjetëra hetime për sjelljen e trupave të saj. Por, në fund pati vetëm disa dënime për akuza të vogla. Kjo mund të konsiderohet e mjaftueshme nga prokurorja Bensouda, e cili ishte tërhequr nga një çështje e ngjashme kundër trupave britanike në Irak vitin e kaluar, pasi që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar i kishin hetuar ato.


Çfarë mund të ndodhë me vendbanimet?

Associated Press raporton se vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve në tokat e okupuara, që ka nisur para një gjysmë shekulli, mund të jetë shumë më vështirë që të mbrohet.


Rreth 700 mijë izraelitë jetojnë aktualisht në vendbanimet e ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Këto vendbanime në masë të madhe konsiderohen si ilegale, bazuar në parimet e Konventës së Gjenevës, se një forcë okupuese ndalohet që të transferojë popullatën e saj në territoret e pushtuara me luftë. Transferimi i popullatës është i listuar si krim lufte në traktatin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, në statutin e Romës.


“Çështja e vendbanimeve realisht është çështja më e madhe. Kjo çështje është elefanti në dhomë”, tha Yuval Shany, një ekspert i të drejtës ndërkombëtare në Institutin Izraelit për Demokraci.


*Video nga arkivi: Përleshjet më 2018 në kufirin Gaza-Izrael




Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor pas luftës së vitit 1967 dhe e konsideron atë pjesë të pandashme të kryeqytetit të saj. Sipas Izraelit, Bregu Perëndimor është "kontestuar”, jo i pushtuar dhe se fati i tij duhet të vendoset përmes negociatave.


Megjithatë, këto qëndrime të Izraelit kanë pak mbështetje në planin ndërkombëtar, veçanërisht që nga largimi i administratës miqësore të ish-presidentit amerikane, Donald Trump.


Shany thotë se vendimi i Gjykatës do të thotë se politika izraelite e vendbanimeve, mund të vihet nën vëzhgim të vështirë për t'u mbrojtur.


"Kjo ekspozon në thelb të gjithë elitën politike izraelite që ka qenë pjesë e politikës së vendbanimeve”, tha ai.


"Kjo është një pengesë e madhe”, shtoi ai.


A mund të përballen me rreziqe palestinezët?

Në vendimin e saj të vitit 2019, prokurorja Bensouda gjeti gjithashtu një bazë të arsyeshme për të konkluduar se Hamasi dhe grupe të tjera militante palestineze në Rripin e Gazës, kanë kryer krime lufte duke lëshuar raketa pa dallim drejt qendrave të populluara izraelite.




Hamasi e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës, por nuk ka pranuar që të komentojë mbi mundësinë, që edhe ata mund të jenë subjekt i një hetimi të ardhshëm.


Grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Londër Amnesty International tha se edhe Autoriteti Palestinez, i cili administron me Bregun Perëndimor, mund të vihet gjithashtu nën vëzhgim për akuzat se ka torturuar rivalët politikë dhe se i ka inkurajuar sulmet kundër izraelitëve.


Përgatiti: Shkumbin Ahmetxhekaj




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Культурные центры открыты почти в каждом районе Москвы





Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Культурные центры открыты почти в каждом районе Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элвис Пресли

Умер Эдд Уилер, певец и автор песен Элвиса Пресли




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Агент Сафонов: Дзюба в «Акроне» может так стрельнуть, что все офигеют!


Мария Шарапова

Tennis.com: Бывший тренер Шараповой и Мыскиной Роберт Лэнсдорп умер в возрасте 85 лет



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России