Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Pse është e mundur të dalim pozitivë për koronavirus edhe pas vaksinimit?

0
Pse është e mundur të dalim pozitivë për koronavirus edhe pas vaksinimit?

Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se akoma është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv për koronavirusin. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duhen disa ditë, deri në disa javë që vaksina të fillojë të tregojë efekt në trup.

"Duhet pak kohë që sistemi imunitar të reagojë", tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Roe Green në Cleaveland për CNN. Salata, i cili ishte studiuesi kryesor për vaksinat Pfizer në spitalin ku ai punon, shtoi se është treguar se kjo vaksinë ishte 52 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas 14 ditësh nga marrja e dozës së parë.

Doza e parë mund të sigurojë njëfarë mbrojtje, por siç tha drejtori i Modernës, Stephen Bancel, "në këtë pikë, ne ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të siguruar prova të mjaftueshme".

Arsyet pse një test rezulton pozitiv pas vaksinimit

Ekspertët thonë se rastet e infektimit me virus edhe pas vaksinimit nuk janë të habitshme dhe nuk sugjerojnë se diçka nuk është në rregull me vaksinat ose se ato janë bërë gabimisht. Ja edhe pse.

Vaksinat nuk kanë një efekt të menjëhershëm. Duhen disa javë që trupi të krijojë imunitet pas marrjes së dozës. Dhe, vaksinat të cilat jepen në vendet e botës, duhet të bëhen në dy doza; doza e dytë jepet disa javë pas së parës, që të jetë plotësisht efektive.

Vaksinat nuk kanë efekt retroaktiv. Është e mundur që personi tashmë ishte infektuar pa e ditur atë dhe se kishte marrë vaksinën - edhe nëse testi ishte negativ për koronavirusin, shkruan The New York Times. Infeksioni mund të zhvillohet më tej pas vaksinimit dhe para fillimit të zhvillimit të mbrojtjes dhe kështu një test mund të rezultojë pozitiv.

Vaksinat parandalojnë sëmundjen, por mund të mos parandalojnë infeksionin. Vaksinat kundër COVID-19 aprovohen bazuar në atë se sa mbrojnë nga sëmundja, shtrimi në spital dhe vdekshmëria. Shkencëtarët ende nuk e dinë se sa efektive janë vaksinat në parandalimin e infeksioneve të koronavirusit, nëse dikush infektohet apo transmeton virusin te një person tjetër. Prandaj, njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbajnë distancën fizike.

Edhe vaksinat më të mira nuk janë perfekte. Efikasiteti i vaksinave Pfizer-BioNtech dhe Moderna është jashtëzakonisht i lartë, por jo 100 për qind.

Si funksionojnë vaksinat?

Për të kuptuar se si funksionojnë vaksinat kundër COVID-19, së pari është e nevojshme të kuptohet se si trupi lufton sëmundjen. Kur viruset, siç është koronavirusi që shkakton COVID-19, sulmojnë trupin, ato shumohen, shkruan Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky quhet infeksion që shkakton sëmundjen. Sistemi imunitar përdoret në disa mënyra për të luftuar sëmundjen - gjaku përbëhet nga qelizat e kuqe të gjakut që çojnë oksigjenin në indet dhe organet në trup, kurse qelizat e bardha të gjakut ose qelizat imune luftojnë sëmundjen.

Herën e parë që një person infektohet me virusin që shkakton COVID-19, mund të duhen disa ditë ose javë që trupi të prodhojë dhe të përdorë të gjitha mjetet për të luftuar virusin e nevojshëm për të kapërcyer infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i një personi e kujton atë që ka mësuar se si ta mbrojë trupin nga ajo sëmundje.

Vaksinat kundër COVID-19 ndihmojnë trupin të zhvillojë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje për ta parandaluar atë. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionojnë në mënyra të ndryshme për të siguruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një furnizim me limfocite T që mbajnë mend, si dhe limfocite B që do të kujtojnë se si ta luftojnë virusin në të ardhmen.

Zakonisht, duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Prandaj, është e mundur që një person të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 menjëherë para ose menjëherë pas vaksinimit, dhe më pas të sëmuret, sepse vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje.

Ndonjëherë, pas vaksinimit, procesi i ndërtimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma të tilla si ethe. Këto simptoma janë normale dhe janë një shenjë që trupi po ndërton imunitet.

Vaksinimi, gjithashtu, nuk shkakton një rezultat pozitiv të testit për koronavirusin, por mund të prodhojë testin pozitiv për antitrupat sepse vaksina krijon një përgjigje imune të organizmit ndaj sëmundjes COVID-19.

Megjithëse vaksina nuk është 100 efektive kundër COVID-19, ekspertët thonë se rreziku i infeksionit vazhdon të ulet ndërsa më shumë njerëz vaksinohen.

"Virusi duhet të gjejë njerëz të prekshëm në mënyrë që të përhapet më tej. Nëse ai nuk i gjen dot, atëherë shansi i infektimit është shumë më i ulët”, tha për USA Today, Nicole Iovine, një specialiste e sëmundjeve infektive dhe epidemiologe kryesore në spitalin e Universitetit të Floridas.

"Sa më shumë njerëz në komunitet që vaksinohen, aq më e vështirë është që virusi të qarkullojë."

Sa i përket varianteve të reja të koronavirusit, shkencëtarët thonë se vaksinimi që përshpejton krijimin e imunitetit kolektiv ndihmon, gjithashtu, në mbrojtjen nga variantet që kanë pësuar mutacion, sepse në atë mënyrë kufizohet përhapja e virusit.

Përgatiti: Asja Hafner





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России