Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Injorohen iniciativat e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit

0
Injorohen iniciativat e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit

Drejtuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ankohen se autoritetet përgjegjëse e kanë shpërfillur pjesën më të madhe të iniciativave nga ky komision për shkarkimin e drejtorëve si dhe funksionarëve të ndryshëm në institucionet e shtetit, e të cilët i ka emëruar qeveria. 

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kanë theksuar se pasi është konstatuar se e kanë kryer detyrën në mënyrë të papërgjegjshme, së fundmi janë ngritur tri iniciativa për shkarkimin e drejtorëve deri te regjistri qendror dhe këshillat drejtues të këtyre drejtorive. 

Zyrtarë nga ky komision thonë se, si zakonisht, edhe kësaj radhe ose kanë marrë përgjigje se konstatimet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit janë të pabaza ose fare nuk reagohet brenda 60 ditëve aq sa është dhe afati ligjor. 

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet kompetente u janë përgjigjur më pak se një të tretës së kërkesave të komisionit që përfaqëson, për sa i përket përgjegjësisë së drejtuesve të institucioneve, si dhe bartësve të funksioneve të ndryshme të shtetit. 

“Nga gjithsej 58 ose 60 iniciativa që kemi ngritur, për sa i përket përgjegjësisë, vetëm 18 janë pranuar, përderisa të tjerat ose janë hedhur poshtë ose fare nuk kemi marrë përgjigje. Personalisht, mendoj se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël për sa i përket mbështetjes së iniciativave tona”, thotë Ivanovska. 

Ajo shpreson që kjo fotografi të përmirësohet pas presionit nga opinioni publik pasi nga kjo javë, çdo të dytën të martë të muajit anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni do të kenë takim online me zëvendëskryeministrin e angazhuar për luftimin e Korrupsionit, Lupçe Nikolovski. Kjo do të bëhet me qëllim këmbimin e informacioneve për verifikim dhe organizim më të mirë të institucioneve në lidhje me rastet që kanë të bëjnë me korrupsion. 

“Pas kësaj  do ta shohim nëse do të jetë frytdhënës bashkëpunimi ynë në këtë dimension”, thotë Ivanovska. 

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Nikollovski thotë se ka reaguar ndaj çdo iniciative, e cila ka arritur direkt deri tek ai.  

Nikollovski shton se për të shmangur mosreagimin tani është rregulluar që çdo iniciativë të arrijë edhe tek ai krahas organeve përkatëse. 

“Kemi shkarkuar më shumë drejtorë seç ka propozuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kemi shkarkuar drejtorin e Agjencisë Kombëtare, zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë shkarkuar kryetarë të këshillave mbikëqyrës, pra është reaguar ndaj çdo iniciativë, e cila ka ardhur deri tek unë, qoftë nga mediat apo qytetarët”, deklaron Nikollovski . 

Për sa i përket shkarkimit të drejtorëve kur konstatohet se ata kanë shkelur ligjin, zëvendëskryeministri përgjegjës për luftën kundër korrupsionit fajin e hedh te reagimi i ngathtë i sistemit gjyqësor për sa i përket procesimit të parashtresave ndaj funksionarëve. 

Por, Bashkim Selmani, ish-gjykatës, thotë se mungon vullnet politik që t’i shpallet luftë e pakompromis korrupsionit dhe për këtë arsye institucionet, siç shprehet ai, luajnë lojën e pingpongut duhet ia hedhur njëra-tjetrës fajin ndërkohë që rezultatet mungojnë. 

“Këtu mungon vullneti politik i institucioneve dhe institucionet ia bartin njëra-tjetrës veprimin. Këtu është dhe Ligji për anti-korrupsion, i cili shumë mirë e përcakton rolin dhe kompetencat e korrupsionit ku saktë përcaktohet se nga momenti që konstatohet se ka shkelje, lënda duhet të kalojë në Prokurori dhe më pas në instanca tjera, kaq e thjeshtë është”. 

“Por, këtu ka më shumë lojëra politike mes institucioneve për t’ia bartur fajësinë njëra-tjetrës dhe në këtë rast edhe më shumë thellohet krimi dhe korrupsioni në nivele të larta”, vlerëson Bashkim Selamni, ish-gjykatës. 

Nga ana tjetër, opozita në vazhdimësi rikujton se Maqedonia e Veriut jo më kot është vendosur në pozitën e 111 për sa i përket Indeksit për perceptimin e korrupsionit nga Transparency International pasi për çdo ditë me veprimet e autoriteteve shtetërore, vendi ec me hapa mbrapsht për sa i përket luftës kundër korrupsionit.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

В сказке театра кукол Ульгэр приключения и опасности, интересные знакомства и встречи - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России