Lejohet votimi edhe me dokumente me afat të skaduar
![Lejohet votimi edhe me dokumente me afat të skaduar](https://gdb.rferl.org/58305108-653E-4961-A163-0C6F7B9C7396_w800_h450.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të lejojë të votojnë qytetarët, të cilët kanë letërnjoftim të Kosovës me afat të skaduar.
“Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim për lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në listat përfundimtare të votuesve”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë kanë 1.794.862 qytetarë.
Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.
Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.
Në këto zgjedhjet është thënë se do të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.
Sipas koalicionit të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), deri në orën 13:00 në zgjedhjet parlamentare kanë votuar 19.8 për qind e qytetarëve.
*Për të gjitha zhvillimet rreth zgjedhjeve në Kosovë, mund të informoheni përmes LIVE BLOG-ut tonë