Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

Rastet e abuzimeve në internet, pa epilog gjyqësor

0
Rastet e abuzimeve në internet, pa epilog gjyqësor

Organet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë njohuri të mjaftueshme se si të veprojnë në rastet e denoncimit të dhunës ndaj grave, veçanërisht kur gratë janë viktima të abuzimit në rrjetet sociale, thonë nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut.

Nga këto organizata, problematike po vlerësohet edhe zgjatja e procesit të hetimit dhe dënimi i abuzuesve.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme, thanë për Radion Evropa e Lirë se është rritur numri i denoncimeve, sa u përket abuzimeve me të dhënat personale në rrjetet sociale.

Nga dikasteri i Policisë bëjnë të ditur se në pesë vjetët e fundit janë paraqitur 118 padi lidhur me keqpërdorimin e të dhënave personale, shantazhe si dhe ndërhyrje të paautorizuar në llogaritë në këto rrjete.

“Pas ndërmarrjes së masave janë zbardhur 49.2 për qind e rasteve, përkatësisht 58 vepra penale. Ndërkaq, penalisht janë ndjekur 17 kryerës të këtyre veprave penale”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se në vazhdimësi po kryhen aktivitete për gjetjen e këtyre keqbërësve.

Por, Blerta Ahmedi-Arifi, ligjëruese e të drejtave të njeriut në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm inkurajimi që qytetarët të denoncojnë këto raste nuk mjafton. Ajo thotë se autoritetet duhet të shtyjnë përpara këto raste më shpejt, teksa thotë se “drejtësia e vonuar është padrejtësia më e madhe” që mund t’iu bëhet viktimave, veçanërisht nëse viktimat janë persona të mitur.

Ahmedi-Arifi thekson se autoritetet duhet të veprojnë shpejt kur ka abuzime me të dhëna personale, siç ishte rasti me “Dhomën publike” në platformën Telegram, ku ishin shpërndarë fotografi me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura dhe grave, pa dijeninë e tyre.

“Rastet e abuzimit te të rinjtë në rrjetet sociale padyshim se lënë pasoja shumë të rënda te viktimat, në aspektin psikik të tyre. Por, këtu vjen në shprehje pyetja që ka të bëjë me efikasitetin e organeve të ndjekjes. Aktualisht këto raste (të abuzimit në rrjete sociale) janë zbardhur pjesërisht dhe kryerësit e tyre ende nuk kanë marrë dënimin e merituar, gjë që ka ndikuar në përsëritjen e këtyre veprave penale”, thotë Ahmedi-Arifi.

“Patëm rastin të dëgjojmë deklaratën e njërës nga viktimat e rastit të quajtur ‘Dhoma publike’, ku në videon që vetë e kishte postuar tregoi se sa e rëndë dhe sa negativisht ka ndikuar kjo vepër penale te ajo. Kjo na sjellë në përfundim se edhe viktimat e tjera, më pak të guximshme se viktima e lartpërmendur, janë dëmtuar rëndë në aspektin emocional dhe atë psikik, si dhe në aspektet e tjera sociale”, shton ajo.

Ndërkohë, Platforma për Barazi Gjinore ka thënë se Ministria e Brendshme ka afat deri më 8 mars që të bëjë ndryshime të politikës së brendshme për sanksionimin e zyrtarëve policorë, të cilët nuk kanë vepruar pas paraqitjes së rasteve të dhunës.

“Presim padi nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër autorëve të ‘Dhomës publike’ për veprat: keqpërdorim të të dhënave personale, ndërmjetësim prostitucioni, rrezikim të sigurisë, shpërndarje të materialit ksenofobik dhe racist përmes pajisjeve elektronike. Presim fillimin e procesit për pastrim të policisë nga pjesëtarët që kanë ushtruar dhunë ndaj grave si dhe sanksionimin e tyre”, tha Bojana Janovska nga Platforma për Barazi Gjinore.

Njohësi i mediave sociale, Bojan Kordallov, thotë për Radion Evropa e Lirë se shoqëria maqedonase ka nevojë për edukim sa i përket sjelljes dhe posaçërisht përgjegjësive që kanë gjatë komunikimit në mediat sociale.

“Sa më shumë të flitet për pesat që kanë shkelur ligjin sa i përket ruajtjes së privatësisë apo abuzimeve të tjera të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shpejt këtë çështje mund ta vendosim në binarët e duhur”, thotë Kodallov.

Në platformën Telegaram, këtë vit u aktivizua sërish “Dhoma publike” e cila ka 6.500 anëtarë. Aty u shpërndan më shumë se 10.000 fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura dhe grave.

Edhe vitin e kaluar kishte qenë aktive “Dhoma publike”, megjithëse deri më tani askush nuk është përgjigjur penalisht për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe shfrytëzimin e fëmijëve në internet.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элджей

В Новосибирске согласовали репертуар, с которым выступит Элджей на музыкальном фестивале




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Роспотребнадзор: салаты с лобио и тунцом стали причиной заболевания ботулизмом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России