Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2021

SHBA-ja sanksionon dy gjeneralë tjerë të Mianmarit

0
SHBA-ja sanksionon dy gjeneralë tjerë të Mianmarit

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dy gjeneralë tjerë të lidhur me puçin ushtarak në Mianamar, të njohur edhe si Birmani, dhe kanë paralajmëruar për veprime të ngjashme kundër secilit që është përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve.

Sanksionet e reja kundër Gjeneralit Maung Maung Kyaw dhe Gjeneral-lejtnantit Moe Myint Tun, ua pamundësojnë atyre hyrjen në SHBA dhe u ngrijnë të gjithë pronat që mund të kenë në territorin e SHBA-së, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit përmes një deklarate.

“Ne nuk do të hezitojmë që të marrim veprime kundër atyre që kryejnë dhunë dhe shtypin vullnetin e njerëzve. Ne nuk do të ndalim mbështetjen për popullin e Birmanisë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një deklarate të ndarë.

Shtetet e Bashkuara veçse kanë sanksionuar 10 ish-figura të larta të Këshillit Shtetëror Administrativ, përfshirë Gjeneralin Min Aung Hlaing, udhëheqësin e ri të shtetit, dhe tri subjekte tjera të Mianmarit.

Blinken u ka bërë thirrje ushtrisë dhe policisë që të “ndalin të gjitha sulmet ndaj protestuesve paqësorë, të lirojnë menjëherë të gjithë ata që janë ndaluar pa arsye, të ndalin sulmet ndaj gazetarëve dhe të rikthejnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, që janë takuar në Bruksel më 22 shkurt, kanë lëshuar në komunikatë duke thënë se janë të gatshëm të “miratojnë masa më të ashpra”.

Më vonë, shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është cituar të ketë thënë se blloku është pajtuar për sanksione për shkak të puçit, mirëpo nuk ka dhënë hollësi tjera.

Vendet anëtare të BE-së kanë thënë se janë duke konsideruar sanksione që shënjestrojnë bizneset në pronësi të ushtrisë, mirëpo besohet se kanë qenë kundër eliminimit të statusit preferencial të tregtisë me Mianmarin.

Edhe shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka folur kundër “forcës brutale”, të përdorur nga ata që janë mbrapa puçit në Mianmar, dhe i ka bërë thirrje ushtrisë që të ndalë shtypjen dhe të lirojë të burgosurit, teksa vazhdojnë protestat në këtë shtet.

Dhjetëra mijëra protestues kundër puçit janë parë në rrugët e Mianmarit më 22 shkurt, pavarësisht kërcënimeve të juntës ushtarake se është duke u përgatitur për forcë vdekjeprurëse për të shtypur protestat.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi tre protestues janë qëlluar për vdekje gjatë fundjavës, dhe ceremonisë së varrimit të një gruaje që ka vdekur nga plagët e plumbit në një marsh ditë më parë.





Губернаторы России
Москва

Собянин объявил о начале работы хаба молодежного предпринимательства





Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Шевчук

Mash: речь Шевчука на концерте в Дубае о революции передали в ФСБ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси


Анастасия Потапова

Потапова о поражении от Свентек на "Ролан Гаррос": организм дал сбой



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Библиотечный бульвар «Любуюсь и горжусь тобой, любимый город» ко Дню города Симферополя



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России