Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2021

LVV-ja fiton 58 ulëse, Osmani më e votuara

0
LVV-ja fiton 58 ulëse, Osmani më e votuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pavarësisht kohës së shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, përkatësisht për më pak se 40 ditë, zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas saj ishin zgjedhjet e organizuara "më së miri" në historinë e zgjedhjeve të Kosovës.

Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës do të ketë tetë deputetë.

Ndërkaq nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëse. Nga dy ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës kanë fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Rome. Ndërkaq, nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim.

Sipas rezultatit, Vjosa Osmani, që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes ka marr më së shumti vota, përkatësisht 300.788 vota. Kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk u lejua që të garojë për deputet, për shkak të një dënimi të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit. Ndërkaq, bartësi i Listës së PDK-së, Enver Hoxhaj ka fituar 100.518 vota, pasuar nga Avdullah Hoti i LDK-së me 69.640 vota, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka siguruar 41.406 vota dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe ka fituar 19.728 vota.

Ndryshe, KQZ-ja njoftoi se LVV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar 438.334 vota, PDK-ja 148.296, LDK-ja 110.978 dhe AAK-ja 62.111 vota.

Pas shpalljes së rezultatit nga KQZ-ja, tani partitë dhe kandidatët për deputetë, brenda 24 orëve mund t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nëse kanë ankesa. Të drejtë ankese ata më pas mund të bëjnë edhe në Gjykatën Supreme.

Ankesat eventuale mund të shtyjnë certifikimin e rezultatit zgjedhor, proces ky që i hap rrugë konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga mbi 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 48.78 për qind dhe vota të vlefshme, sipas KQZ-së, kanë qenë 877.503.

Kur mund të konstituohet kuvendi?

Pasi KQZ-ja të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditësh. Për këtë proces nuk pritet të ketë vonesa dhe organi legjislativ pritet të konstituohet brenda muajit mars.

Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bazuar në projeksionet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë, duke shënuar rekord të numrit të deputetëve në historinë parlamentare të Kosovës.

Kësaj radhe, përveç konstituimit të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë së re, Kosova përballet edhe me një situatë të paprecedentë kushtetuese. Udhëheqësi i ri i kuvendit, do të mund të marrë në mënyrë automatike edhe rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit, post që ka mbetur vakant që nga dorëheqja e ish-presidentit Hashim Thaҫi në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Këtë post, deri më tani e ka ushtruar kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, e cila është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente.

Koalicioni i ri qeverisës

Pasi të konstituohet legjislatura e re, është në diskrecionin e presidentit që të dekretojë kandidatin për kryeministër. Pas dekretimit, ekzekutivi i ri i Kosovës duhet të votohet brenda 15 ditësh.

LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve nuk mund ta formojë e vetme qeverinë e re, pasi për këtë gjë i duhen 61 vota. Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë me ekzekutivin e ri.

Vetë lideri i LVV-së, Albin Kurti, më 3 mars deklaroi se ai mëton që ta formojë qeverinë me deputetë të komuniteteve joserbe, duke përjashtuar mundësinë që në koalicionin qeverisës të përfshihen partitë shqiptare dhe Lista Serbe.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e donë të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, tha Kurti, gjatë një konference për media nga Tirana.

Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.95 për qind të votave, Partia Demokratike ka fituar 16.90 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12. 64për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.07 për qind të votave.

Zgjedhja e presidentit

Sfida e parë e Qeverisë së re të Kosovës pritet të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Ushtrimi i këtij posti, mund të bëhet për gjashtë muaj, përkatësisht, presidenti i ri duhet të zgjidhet para muajit maj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e të paktën 80 deputetëve. Kjo do të thotë se për këtë proces, nevojitet prania në sallë edhe e deputetëve të opozitës ose një marrëveshje me ndonjërën prej tyre. Albin Kurti ka thënë se kandidate e vetme për presidente është Vjosa Osmani.

Por, në rast se në raundin e tretë të votimit, kandidati/ja për president nuk merr votat e mjaftueshme, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

«Он приехал за мной в клуб. И всё, с этого момента мы начали жить вместе». Оксана Самойлова рассказала о знакомстве с Джиганом в эфире «Шоу Воли» на ТНТ  




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

На стадионе «Торпедо» в Мытищах прошел фестиваль «Спорт для всех»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России