Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2021

EMA paralajmëron kundër miratimit të shpejtë të Sputnik V

0
EMA paralajmëron kundër miratimit të shpejtë të Sputnik V

Një zyrtare e lartë e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve (EMA) ka paralajmëruar vendet e Bashkimit Evropian që të përmbahen nga autorizimi kombëtar i vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, derisa të përfundojë kjo agjenci hetimet për siguri.

“Neve na duhen dokumente që mund t’i analizojmë. Ne momentalisht nuk kemi as të dhëna për personat e vaksinuar”, ka thënë shefja e bordit të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve Christa Wirthumer-Hoche për transmetuesin austriak ORF.

“Është e panjohur. Andaj do të këshilloja urgjentisht kundër dhënies së autorizimit kombëtar”.

“Ne mund ta kemi vaksinën Sputnik V në treg në të ardhmen, kur të rishikohen të dhënat e duhura. Rishikimet kanë nisur tani në agjenci”, ka shtuar ajo.

“Pakot me të dhëna janë duke ardhur nga prodhuesit rusë dhe natyrisht ato do të rishikohen sipas standardeve evropiane të kualitetit, sigurisë dhe efikasitetit. Kur të dëshmohet gjithçka, atëherë ajo do të autorizohet në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo.

Rregullatori për ilaçe i Evropës, ka thënë më 4 mars se ka nisur “rishikimin” e vaksinës ruse Sputnik V, një hap përpara drejt miratimit të saj në 27 vendet e bllokut evropian.

Komiteti i EMA-s do të rishikojë të dhënat nga testimet e vaksinës, derisa të ketë mjaftueshëm të dhëna për miratim, ka thënë agjencia me bazë në Amsterdam në deklaratën e saj.

Ndonëse ekziston një lloj pasigurie për këtë vaksinë, rezultatet e disa kërkimeve të publikuara muajin e kaluar në revistën mjekësore The Lancet, kanë treguar se dy doza të vaksinës ruse Sputnik V kanë qenë 91.6 për qind efektive kundër simptomave të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Këto shifra të efektivitetit janë pothuajse të njëjta me ato të vaksinave të zhvilluara nga vendet e Perëndimit.

“Puna kërkimore” e EMA-s synon të shpejtojë procesin e miratimit të një vaksine të suksesshme, duke u mundësuar hulumtuesve të dorëzojnë të dhënat në kohë reale, edhe pa u përfunduar të gjitha fazat e testimit.

Kjo agjenci deri më tani ka miratuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, dhe AstraZeneca /Oxford, dhe tani pritet të japë fjalën e fundit për vaksinën e kompanisë Johnson&Johnson, e cila ka efekt me vetëm një dozë.

Kjo agjenci po analizon të dhënat edhe për vaksinat CureVac dhe Novavax.

Më herët gjatë këtij muaji, Sllovakia ka pranuar dërgesën e parë të dozave të vaksinës Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë brenda BE-së që siguron këtë vaksinë pas Hungarisë.

Udhëheqësi i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriyev, i cili ka ndarë fonde për vaksinën dhe është përgjegjës për shitjen e saj në nivel global, ka thënë më 4 mars se shteti Rusia do të jetë në gjendje të ofrojë vaksina për 50 milionë evropianë nga muajin qershor, nëse ajo miratohet nga EMA.

Dmitriyev ka thënë po ashtu se Rusia pret që disa shtete evropiane të miratojnë vaksinën Sputnik V këtë muaj.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka thënë se ky vend i vogël i Ballkanit ka pranuar dozat e para të vaksinës ruse më 7 mars, pas nisjes së vaksinimit në shkurt të këtij viti.

Dërgesa e parë prej 3,000 vaksinave nga 200,000 sa ka porositur ky vend, ka arritur pasi autoritetet maqedonase kanë dhënë miratim urgjent për përdorim të vaksinës.

Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin e punëtorëve të saj shëndetësorë kundër koronavirusit në shkurt, pasi ka pranuar një donacion nga Serbia prej 4,680 dozave të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская





Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Городские вокзалы объединяют маршруты



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Игорь Бутман

Долина, Бутман и его оркестр представили Россию на Akra Jazz Festival в Турции




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»


Новак Джокович

Джокович — о травме: На данный момент, вроде все нормально, но я не знаю, что будет утром



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Металлоперерабатывающий цех запущен на земле за 1 рубль в Домодедове



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России