Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2021

UNICEF: Rreth 12 mijë fëmijë të vrarë e të plagosur në luftën 10-vjeçare në Siri

0
UNICEF: Rreth 12 mijë fëmijë të vrarë e të plagosur në luftën 10-vjeçare në Siri

Pothuajse 12 mijë fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur gjatë luftës 10-vjeçare në Siri.  

Sipas një komunikate të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), mbi 5,700 fëmijë - disa madje shtatë vjeç - janë rekrutuar në luftime, në periudhën 2011-2020. 

Si pasojë e luftës, më shumë se 1,300 objekte arsimore dhe mjekësore janë sulmuar. 

“Gati 2.45 milionë fëmijë në Siri dhe një numër prej 750,000 fëmijëve sirianë që jetojnë në vendet fqinje, nuk janë në shkollë; 40 për qind prej tyre janë vajza”, thuhet në komunikatën e UNICEF-it. 

Për një dekadë luftë, ndikimi te jeta e fëmijëve ka qenë i madh. 

Më shumë se gjysmë milioni fëmijë nën moshën pesë vjeç në Siri vuajnë nga marramendja, si rezultat i kequshqyerjes. 

Sipas UNICEF-it, numri i fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë humanitare, është rritur për 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar. 

“Nevojat humanitare nuk mund të presin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo përpjekje për të sjellë paqe në Siri dhe për të nxitur mbështetjen për fëmijët sirianë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore. 

Në kampin Al-Hol dhe në qendra të paraburgimit në të gjithë verilindjen e Sirisë vazhdojnë të jenë 27,500 fëmijë me të paktën 60 kombësi dhe mijëra fëmijë sirianë, të lidhur me grupe të armatosura.

Dhuna është rritur së fundmi në kampin Al-Hol, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe familjeve dhe duke nxjerrë në pah nevojën për zgjidhje afatgjata, përfshirë riintegrimin në komunitetet lokale ose riatdhesimin e sigurt të fëmijëve në vendet e tyre të origjinës. 

Për më tepër, numri i fëmijëve refugjatë në vendet fqinje - të cilat vazhdojnë të strehojnë 83 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve sirianë në të gjithë botën - është dhjetëfishuar në 2.5 milionë që nga viti 2012. 

Shumë kosovarë vazhdojnë të jenë në Siri 

Mbi 100 shtetas të Kosovës besohet se vazhdojnë të mbesin në Siri dhe ende nuk dihet se kur do të riatdhesohen. Kthimi i tyre ishte proklamuar pas kthimit të grupit të parë të kosovarëve nga Siria, në prill të vitit 2019. 

Institucionet nuk japin shifra zyrtare se sa shtetas të Kosovës ndodhen ende në Siri. 

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, rreth 400 kosovarë, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar atje dhe në Irakun fqinj. 

Më shumë se 70 kosovarë vlerësohet se janë vrarë, duke luftuar krah organizatave terroriste, përkatësisht grupit militant Shteti Islamik (IS). 

Personat që arritën të kthehen në Kosovë u përballën me procese gjyqësore, disa prej të cilëve janë duke vuajtur dënimet, ndërkohë që duke u hetuar janë edhe 32 grat që u kthyen në muajin prill të vitit 2019 nga autoritetet kosovare.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве





Москва

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Оксана Самойлова и Джиган повторили фотосессию с детьми спустя три года. Изменились?




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве

«Зенит» добыл волевую победу в матче с «Балтикой» и завоевал Кубок России

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Даниил Медведев

Медведев высказался об игре Свёнтек



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России