Anglezi 10-vjeçar që fle në tendë për të ndihmuar të varfrit
![Anglezi 10-vjeçar që fle në tendë për të ndihmuar të varfrit](https://gdb.rferl.org/6b666624-64da-44f8-b925-c9ce36efede4_tv_w800_h450.jpg)
Të gjithë jemi lodhur duke parë katër muret e dhomës, gjatë kohës së izolimit si pasojë e koronavirusit. Por një 10-vjeçar anglez, Freddie Owen, ka vendosur që gjithë këtë kohë ta kalojë në tendë në oborrin e tij, për të mbledhur para për të varfrit.