Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2021

Rritja e ndikimit përmes vaksinave

0
Rritja e ndikimit përmes vaksinave

Vaksinimi për mbrojtje nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka rritur përpjekjet e shteteve të fuqishme për të shtrirë ndikimin e tyre ndaj atyre shteteve që ende nuk kanë arritur të sigurojnë dozat e para të vaksinave, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bllagoja Markovski nga Forumi Ballkani i Sigurisë, një organizatë kjo që merren me aspektet e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina SputnikV dhe tetëmijë vaksina të kompanisë amerikane Pfizer, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza tjera për vaksinimin e gazetarëve, ndërsa ka paralajmëruar edhe disa mijëra për odat ekonomike.

“Po krijohet një konkurrencë jolojale në kuptimin se unë jam i fuqishëm dhe unë mund t’ju ndihmojë dhe me këtë, ju në një afat më gjatë kohor do të vareni nga këto shtete, meqë ju kanë shtrirë dorën kur kishit nevojë”, thotë Markovski duke shtuar se në një situatë të tillë të varësisë Maqedonia e Veriut ka ardhur edhe si pasojë e angazhimit jo të duhur të institucioneve, të cilat përkundër premtimeve e pritjeve të mëdha, nuk bënë “pothuajse asgjë në sigurimin e vaksinave”.

“Sikur vendi ynë të siguronte me kohën vaksinat, sigurisht se nuk do të vinim në një situatë të tillë. Nuk kam asgjë kundër asaj që Serbia na ka dhuruar vaksina, madje duhet falënderuar, por këtu kemi një manifestimi të fuqisë, të një shteti më të fortë dhe më të përgatitur për të ndihmuar shtetet tjera. Sikur të kishte një shpërndarje më të mirë të vaksinave, padyshim se nuk do të vinim në këtë gjendje që të diskutojmë mbi ndikimin dhe fuqinë e shteteve edhe në gjendje pandemie”, thotë Bllagoja Markovski nga Forumi Ballkanik për Siguri.

Ilija Djugumanov, përfaqësues i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, thotë se shëndeti i popullatës është mbi të gjitha dhe se ndihma qoftë ajo edhe në vaksina, është e mirëseardhur dhe nuk duhet të politizohet, por në realitet kjo nuk po ndodh.

Sipas tij, mungesën e reagimit të Bashkimit Evropian për furnizim me vaksina të shteteve që nuk janë anëtare të BE-së, sikur po e shfrytëzojnë shtetet tjera, sidomos Rusia, për të forcuar ndikimin e saj, por edhe perceptimin se ajo përballet me pandeminë më mirë sesa Perëndimi.

“Procesi i vaksinimit gjithsesi se ka hapur një fushë, një terren të ri ku fuqitë e mëdha duan të tregojnë forcën e tyre dhe njëfarë ndikimi të tyre mbi vendet tjera. Konsideroj se procesi i vaksinimit  dhe ndihma që ofrohet duhet të pranohet meqë kemi të bëjmë me shëndetin tonë, por pa dyshim se kjo ka hapur debate të ndryshme dhe teori konspiracioni. Por, besoj se BE-ja apo Perëndimi, të cilat nëpërmjet mekanizimit COVAX duhej të furnizonin vendet tjera me vaksina, sikur i kanë lënë golin e hapur Rusisë, e cila ka shfrytëzuar këtë situatë për të rritur ndikimin e saj”, thotë Djugumanov.

Një hulumtim i realizuar nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë së Veriut, ka nxjerrë të dhënat se mbi 30 për qind e qytetarëve, ardhja e vaksinave ruse e konsiderojnë i triumf të diplomacisë ruse, e cila sipas tyre po përballet me më shumë sukses se vendet tjera me pandeminë. Sipas Këshillit Euroatlantike, kjo tregon se ndikimi rus është në rritje dhe se në këtë kanë ndikuar edhe lajmet e rreme, në veçanti ato mbi gjoja rritjen e numrit të viktimave vetëm në shtetet perëndimore.

Mersel Bilalli, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-deputet në disa përbërje parlamentare, thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekje për shtrirje të ndikimit qoftë edhe përmes vaksinave mund të ketë nga shtete të caktuar, por sipas tij bëhet fjalë për një përpjekje afatshkurtër, meqë pandemia sipas tij nuk do të arrijë të ndryshojë aspektet gjeostrategjike.

“Gjeopolitika e vaksinave nuk është afatgjate, pasi ajo që është ekonomike, e informacionit e lidhjeve, ajo mund të mbajë gjatë, por jo edhe politika e vaksinave që mund të jetë e momentale dhe kaluese. Mendoj se shumë po dramatizohet gjeopolitika e vaksinave pasi shumë me rëndësi është të gjendet ilaçi dhe pastaj shumë segment të tjerë që duhet të kombinohen në aspekt të interesave reciproke gjeopolitike. Pra, unë nuk do ta kisha ndërlidhur çështjen e vaksinave si diçka mes jetës dhe vdekjes për aspektet gjeopolitike”, thotë Bilalli.

Institucionet në Maqedoninë e Veriut thonë se po ndjekin situatën jo vetëm lidhur me pandeminë, por edhe pasojat e saj mbi aspektet e sigurisë. Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë së Zbulimit në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se prioritet po i jepet shkëmbimit të informacioneve me aleatët për pandeminë në nivel global, që kanë potencial destabilizues dhe ndikim ndaj sigurisë kombëtare.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Филипп Киркоров, Shaman, Сергей Жуков, Катя IOWA показали награды и наряды в студии "Авторадио"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Вводится строгий режим высылки для мигрантов-нарушителей



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России