Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2021

Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën e AstraZenecas

0
Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën e AstraZenecas

Në total, Kosova do të furnizohet me 100.800 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksordit.

Kontingjenti i parë me vaksina, në Kosovë arrin në mbrëmjen e 28 marsit dhe është në kuadër të vaksinave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në fundin e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën e AstraZenecas, e cila jepet përmes dy dozave. Deri më tani, kjo vaksinë është miratuar për përdorim në mbi 70 shtete në mbarë botën, përfshirë edhe nga rregullatori evropian i barnave. Po ashtu, OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine.

Efikasiteti

Vaksina e AstraZenecas përmban virus të dobësuar, që përdoret për krijimin e vaksinave për grip të zakonshëm. Ky virus ka për qëllim që të japë udhëzime për krijimin e proteinave, që do të ndihmojë sistemin imunitar të luftojë dhe parandalojë infektimin nga koronavirusi.

Që prej se AstraZeneca njoftoi për zhvillimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, ka variuar edhe efikasiteti i saj kundër sëmundjes COVID-19. Por, sipas një studimi të fundit të kryer në Shtetet e Bashkuara, ku kanë marrë pjesë 32.449 vullnetarë, vaksina ishte 79 për qind efektive në parandalimin e simptomave të sëmundjes COVID-19. Ndërkaq, sipas këtij studimi, të kryer nga një panel i pavarur, kjo vaksinë ishte 100 për qind efektive ndaj sëmundjes së rëndë të COVID-19 dhe raste të hospitalizimit.

Kjo vaksinë administrohet te personat mbi 18 vjeç.

Dy dozat e vaksinës së AstraZenecas jepen ndërmjet katër dhe 12 javësh. Sipas disa studimeve, sa më e gjatë të jetë periudha ndërmjet dozës së parë dhe të dytë, aq më i lartë mund të jetë imuniteti që krijon vaksina.

Për shkak të çmimit të lirë, vaksina e AstraZenecas është bërë e qasshme për shumë shtete në botë. Çmimi për këtë vaksinë varion nga 3 deri në 15 dollarë.

Mpiksja e gjakut

Në fillim të marsit të këtij viti, disa shtete pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas, për shkak të efekteve anësore të kësaj vaksine, përkatësisht disa persona kanë pasur mpiksje të gjakut, pas pranimit të vaksinës.

Por, më 18 mars, Agjencia Evropiane e Barnave tha se përdorimi i vaksinës së AstraZenecas është i sigurt, pavarësisht raportimeve për mpiksje gjaku.

Sipas rregullatorit evropian, përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet.

Mbi 65 vjeç

Në studimet klinike të kryera për zhvillimin e vaksinës së AstraZenecas, kanë qenë të përfshirë  shumë pak personat mbi 65 vjeç. Pavarësisht kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që kjo vaksinë t’u jepet kësaj grupmoshe, duke thënë se efikasiteti i vaksinës në këtë grupmoshë është i gjerë.

“Vlerësime më të sakta për efikasitetin për këtë grupmoshë pritet së shpejti, si nga provat që po zhvillohen, por edhe nga studimet mbi efikasitetin që po bëjnë shtetet që po e përdorin këtë vaksinë. Përgjigjet imunitare që janë shkaktuar nga vaksina te personat e moshuar, janë të dokumentuara mirë dhe janë të ngjashme si te grupmoshat e tjera. Kjo sugjeron që ka shumë gjasa që vaksina të jetë efektive edhe te personat e moshuar. Të dhënat e provave thonë se vaksina është e sigurt për këtë grupmoshë”, thuhet në vlerësimin e OBSH-së, të publikuar në shkurt të këtij viti.

Variantet më ngjitëse të COVID-19

Aktualisht janë dy variante të reja të koronavirusit, që besohet se janë më ngjitës: ai i zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai në Afrikë të Jugut.

Sipas vlerësimeve të OBSH-së, vaksina e AstraZenecas, ka shfaqur më pak efikasitet ndaj këtyre varianteve. Për variantin e Mbretërisë së Bashkuar, OBSH-ja ka thënë se nga rezultatet paraprake, del se vaksina e AstraZenecas shoqërohet me ulje të prodhimit të antitrupave. Ndërkaq, për variantin e Afrikës së Jugut, kjo vaksinë është më pak efektive ndaj sëmundjes së moderuar dhe të butë si dhe ka pasur më pak prodhim të antitrupave.

Për dallim nga vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që kërkojnë të ruhen në temperatura ultra të ulëta, vaksina e AstraZenecas mund të ruhet në frigoriferë normal në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебный платок бабушки Дари» - это захватывающее путешествие в мир бурятской сказки, которое не оставит равнодушным ни одного зрителя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В 7 округов Подмосковья дорожники восстановили знаки



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России