103news.com
World News in Albanian
Март
2021

Maqedoni e V: 27 për qind e pronave, në emër të grave

0
Në Maqedoninë e Veriut, 27 për qind e pronave janë në emër të grave, thuhet në një analizë që është publikuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2020.


Në komunat, që banohen kryesisht nga shqiptarët, ka përqindje më të ulët të grave si bartëse të pronave. Në Komunën e Dibrës është përqindja më e ulët, përkatësisht 14.4 për qind, në Gostivar 15.8 për qind dhe Tetovë 16.5 për qind. Ndërkaq, përqindja më e lartë e grave që janë të regjistruara si bartëse të pronave është në Shkup me 34.6 për qind, pasuar nga Manastiri me 32.8 për qind.


Autoritetet qeveritare maqedonase thonë se është bërë përparim në këtë drejtim, pasi më 2013, vetëm 17 për qind e pronave të patundshme ishin të regjistruara në emër të grave.


Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka thënë se për të shënuar hapa pozitivë në këtë drejtim, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të realizojë të ashtuquajturën “Agjenda 2030”, e cila ka për qëllim të kontribuojë në arritjen e barazisë gjinore.


Por, organizatat joqeveritare, që merren me të drejtat e grave, thonë se shteti duhet të zhvillojë politika stimuluese për regjistrimin e pronave në emër të grave.


Mehmet Mehmeti, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Bashkëkohore  shoqërore në kuadër të Universitetin e Evropës Juglindore , thotë se për të luftuar hendekun e thellë për sa i përket posedimit të pronës nga ana e burrave dhe grave, politikëbërësit, qoftë në nivel qendror apo atë lokal, duhet të instalojnë politika stimuluese që do të nxitnin bartjen e pronave te gratë.


“Ne kemi situata dhe modele krahasuese, me ç’rast politikëbërësit, përmes tatimeve preferenciale, kanë ndikuar në bartjen e patundshmërive nga burrat te gratë. Për shembull, te ne edhe pushteti lokal mund të bëjë shumë në këtë drejtim, pasi një taksë preferenciale në pronë, besoj se do të inkurajonte që të rritej përqindja e grave (si bartëse të pronave) karshi burrave”, thotë Mehmeti.




Ai thekson se gjatë trajnimeve që ka kryer si ekspert në kuadër të organizatës “UN Women” në Shkup, është thënë se regjistrimi i pronave në emër të grave nuk paraqet luftë mes gjinive, por është çështje e cilësisë së jetës, duke krijuar kushte të barabarta në garën ekonomike dhe sociale për të dy gjinitë.


“Ne nuk mund të garojmë as në nivel lokal e as nacional nëse 50 për qind e popullatës nuk kyçet në formë të barabartë sa i përket qasjes në resurse”, shton Mehmeti.


Ndërkaq, Arta Selmani, ligjëruese e të Drejtës Familjare në Universitetin e Evropës Juglindore, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë hulumtimeve që ka bërë për këtë çështje, ka dalë në pah se arsyeja kryesore se pse përqindja e pronave të regjistruara në emër të grave është e ulët, veçanërisht në rajonet e banuara me shqiptarë, ka të bëjë me fatin se ato heqin dorë nga e drejta e trashëgimisë së pronës.


“Arsyet e shumta, të cilat e detyrojnë një grua që të heqë dorë nga pjesa e saj e trashëgimisë janë të lidhura me traditën dhe zakonet tona, siç janë: mungesa e edukimit familjar mbi trashëgimin sepse që në fëmijëri, vajzave iu bëhet ‘shpëlarja e trurit’ se ato nuk kanë hise nga babai, ideologjia maskiliste mbi pronën e familjes”, thotë Selmani.


Jusuf Zimeri, drejtor për çështje arsimore në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, thotë për REL se numri i vogël i grave si bartëse të pronave, nuk është për faj të parimeve islame.


 “Fajin se femrat (v.j. gratë) nuk posedojnë prona të regjistruara në emrin e tyre nuk mund ta kërkojmë te parimet islame, por jemi fajtorë ne që nuk kemi zbatuar rregullat dhe disiplinat e Kuranit që rregullojnë këtë çështje. Edhe ne si hoxhallarë shumë pak e kemi trajtuar këtë çështje në ligjëratat tona dhe veçanërisht e kemi zbatuar pak në formë praktike këtë çështje”, thotë Zimeri.


Ai shton se sipas parimeve të fesë islame, gruaja nuk ka të drejtë të heqë dorë nga trashëgimia, por ajo mund ta dhurojë një pjesë të caktuar të pronës, vetëm pasi ta ketë marrë këtë të drejtë, përkatësisht ta kalojë pronën në emër të saj.  


Zimeri thekson se gruaja, sipas parimeve islame, ka të drejtë ta menaxhojë pasurinë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga bashkëshorti.


Ndërkaq, Arta Selmani thotë se duhet punuar në sensibilizimin e qytetarëve që prona e trashëguar fillimisht të regjistrohet në emrin e gruas dhe nëse ajo më pas dëshiron të heqë dorë nga kjo pronë, për t’ia dhënë ndonjë të afërmi, të mund ta bëjë këtë.


“Unë do të apeloja që të punohet në ndërgjegjësimin e burrave dhe grave në drejtimin  mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Është i nevojshëm sensibilizimi i shoqërisë në respektimin e barazisë gjinore në trashëgimi. Gruaja duhet të thirret në procedurë trashëgimore, të japë deklaratë pozitive për trashëgimi dhe më pas të mbetet në vendim të saj se si do që të veprojë me pasurinë (e trashëguar)”, thotë Selmani.


Organizatat që mbrojnë të drejtat e grave thonë se pikërisht mungesa e regjistrimit të pronave në emër të grave, po ua pamundëson atyre që të mund të themelojnë biznese të tyre dhe të bëhen të pavarura ekonomikisht nga bashkëshortët e tyre.




Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как преобразился сад «Аквариум» после благоустройства





Москва

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: более 900 культурных центров работают в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Comedy Club

«Отряд не заметил потери бойца»: Лоза прокомментировал закрытие Comedy Club




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Агент Сафонов: Дзюба в «Акроне» может так стрельнуть, что все офигеют!

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве


Евгений Кафельников

Евгений Кафельников считает, что российский теннис деградирует



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Полина Кудерметова одержала первую победу в карьере над игроком из топ-50 рейтинга WTA



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России