Katërmbëdhjetë viktima dhe rekord rastesh me koronavirus në Kosovë
![Katërmbëdhjetë viktima dhe rekord rastesh me koronavirus në Kosovë](https://gdb.rferl.org/d59bc6d8-4bad-4835-bb16-49fafccefa8d_w800_h450.jpg)
Katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se shifra e rasteve të reja ditore është më e larta për këtë vit.
Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,470 mostrave, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273.
IKSHPK po ashtu njoftoi se katër raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, katër në Prizren dhe nga një rast në Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtrri.
Në 24 orët e fundit, 771 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 90,430, i viktimave në 1,872 dhe i të shëruarve në 74,754.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 13,804.