Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Luftë e zbehtë ndaj dezinformatave për vaksinimin në Kosovë

0
Luftë e zbehtë ndaj dezinformatave për vaksinimin në Kosovë

Arianit Sllamnikut nga Gjilani ka disa ditë që i është mbyllur llogaria e tij në Facebook, si pasojë e postimeve të shpeshta kundër vaksinimit për koronavirus.

Ai ka dyshime te vaksinat e zhvilluara kundër COVID-19, dhe për këtë arsye askush nga familja e tij nuk është vaksinuar.

Interneti është burimi kryesor i informimit për Sllamnikun. Ky ligjërues i gjuhës gjermane në një shkollë private thotë se janë pikërisht rrjetet sociale ku është informuar më së shumti rreth vaksinimit.

“Unë dhe familja ime jemi kundër vaksinimit, veçmas këtij vaksinimit me detyrim që po ndodh tani, sepse mbi të gjitha nuk kemi një fazë përfundimtare (v.j. për efikasitetin e vaksinës)”, thotë Sllamniku.

Në Kosovë, vaksinimi kundër COVID-19 është vullnetar, por sipas masave në fuqi kundër koronavirusit, qytetarët duhet të dëshmojnë që janë të vaksinuar ose që kanë rezultuar negativ në test për koronavirus nëse punojnë, hyjnë në restorante dhe bare (vende të mbyllura), ose gjatë udhëtimit.

Njëjtë si Sllaminku janë edhe disa qytetarë të tjerë të Kosovës, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, e që refuzojnë të vaksinohen dhe dyshojnë në ekzistencën e koronavirusit.

Edhe Blerim Uruqi nga fshati Bresalc i Gjilanit dhe Gëzim Gashi nga Istogu thonë për Radion Evropa e Lirë se informacionet për COVID-19 i marrin kryesisht në Facebook.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 5 milionë persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 në të gjithë botën. Në Kosovë, deri më 31 tetor, kanë vdekur 2,977 persona.

Mbi 1 milion përdorues të Facebook-ut në Kosovë

Në Kosovë janë mbi 1 milion përdorues të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.

Eksperti i rrjeteve sociale në Kosovë, Valon Kerolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se pikërisht Facebook-u është rrjeti social më i përdorur nga qytetarët për t’u informuar.

“Deri vitin e kaluar Facebook-u i ka lejuar postimet kundër vaksinës. Tash Facebook-u u ka ‘shpallur luftë’ këtyre njerëzve dhe faqeve, por problemi kryesor te ne është për shkak të gjuhës shqipe. Facebook-u funksionon me inteligjencë artificiale dhe gjuha shqipe është pak më e komplikuar dhe mund t’i ikin postimet kundër vaksinës”, shpjegon Kerolli.

Ai mendon se në Kosovë duhet të ekzistojnë fact-checkers (ata që i vërtetojnë informacionet) që në bashkëpunim me Facebook-un, do të mund të luftonin lajmet e rreme në rrjetet sociale.

“Kryesisht, luftën e bën vetë Facebook-u sepse nuk është që ka bërë ndonjë kampanjë qeveria jonë kundër lajmeve të rreme. Pastaj është një problem tjetër që në Kosovë ka filluar të përdoret shumë rrjeti social Tik-Tok. Nëse lexohen komentet, shumica e njerëzve që kanë vendosur të mos vaksinohen, janë ndikuar nga Tik-Toku, dhe janë disa persona që bëjnë propagandë kundër vaksinës”, thekson Kerolli.

Në një raport të publikuar në qershor të këtij viti, Facebook ka bërë të ditur se gjatë pandemisë ka fshirë 18 milionë postime kundër vaksinës. Në Tik-Tok zakonisht publikohen video-xhirimet.

Pse qytetarët u besojnë lajmeve të rreme?

Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, që nga fillimi i pandemisë, ka përcjellë përhapjen e informacioneve të rreme për COVID-19.

Ai thekson për Radion Evropa e Lirë se mendimi kritik është me rëndësi të madhe kur flitet për informacione nga rrjetet sociale. Gërguri thotë se qytetarët duhet të përgatiten në kuptimin e njohurive rreth mediave dhe t’i identifikojnë burimet që janë kredibile.

Në mungesë të mendimit kritik, ai thotë se qytetari vjen në situatë kur dezinformatat bëhen pjesa kryesore në vendimmarrje për vaksinim apo jo.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, është dashur të bëjnë fushatë më agresive kundër lajmeve të rreme.

“Po të kishte fushatë të vazhdueshme të institucioneve në media, TV, por edhe në mediat online, kjo do të krijonte një narrativë që do të çonte drejt vaksinimit. Institucionet tona nuk e kanë bërë këtë lloj të fushatës, atëherë ka krijuar një terren të përshtatshëm për të tjerët që të krijojnë narrativë kundër COVID-19 dhe kundër vaksinës”, vlerëson Gërguri.

Këto narrativa, sipas tij, nuk janë përballur me asnjë vështirësi që të shpërndahen në shoqërinë kosovare.

Ministria e Shëndetësisë: Besoni në fakte dhe vaksinohuni

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë ofruar të dhëna të detajuara mbi vaksinat, oraret e vaksinimit dhe thirrjet e vazhdueshme për vaksinim.

Kjo ministri, po ashtu, thotë se në bashkëpunim me mediat ka përcjellë te publiku vetëm të dhëna të konfirmuara shkencërisht lidhur me vaksinimin.

Duke u bërë thirrje qytetarëve për vaksinim, kjo ministri thotë se informacionet më të përditësuara mund të gjenden në kanalet e komunikimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në përgjigje thuhet, po ashtu, se “Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e angazhuar nga fillimi vetëm në kontraktimin e vaksinave që janë të regjistruara në EMA-ja (Agjencia Evropiane e Barnave) dhe FDA-ja (Agjencia Federale e Barnave), të cilat janë dëshmuar në siguri dhe efikasitet”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka sasi të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19 dhe se të gjitha janë të sigurta dhe efektive. Në Kosovë, aktualisht, qytetarët imunizohen me dy vaksina kundër koronavirusit, Pfizer dhe AstraZeneca.

S’ka interesim për vaksina

Që prej nisjes së imunizimit me vaksinë kundër koronavirusit, gradualisht bota ka filluar t'i kthehet normalitetit.

Ndërkaq, në Kosovë numri i rasteve të reja me COVID-19 ka rënë javët e fundit. Bashkë me këtë ka rënë edhe numri i të vaksinuarve.

Derisa në muajin gusht brenda ditës vaksinoheshin rreth 20 mijë qytetarë, në javët e fundit numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është shumë më i vogël.

Në pesë ditët e fundit të tetorit janë vaksinuar gjithsej 23 mijë e 259 qytetarë. Në total në Kosovë, që nga muaji mars i këtij viti kur ka filluar procesi i vaksinimit, mbi 840 mijë qytetarë janë të vaksinuar me dozën e parë, derisa të dy dozat i kanë marrë më shumë se 724 mijë qytetarë.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

Неблагодарный батька или о чем говорил президент Белоруссии с делегацией Азербайджана?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


Даниил Медведев

Медведев и Сафиуллин сыграют в паре на турнире в Галле



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Creepy King Charles Painting Is Vandalized by Radical Animal Rights Activists, Gets a Cartoon Face and Speech Balloon!



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России