"S'kemi asgjë për dimër": Kriza humanitare troket në Afganistan
![](https://gdb.rferl.org/7bec05c6-bfcc-4fd6-a724-a19ea949788d_tv_w800_h450.jpg)
Që prej kthimit të talibanëve në pushtet, në muajin gusht, gjendja ekonomike e Afganistanit është keqësuar me shpejtësi. Rrogat nuk janë paguar, ndërsa vendet e punës janë zhdukur. Ndikimi i krizës është i dukshëm në provincën Farah, në jugperëndim të vendit, ku punëtorët presin nëpër rrugë për oferta të rralla për punë, teksa personat e zhvendosur thonë se ndihmat urgjente janë të pakta. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)