Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Escobar diskuton me Schmidt për "mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit"

0
Escobar diskuton me Schmidt për

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përfundim të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, për mundësitë e "mbrojtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit".

Në një postim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë thuhet se Escobar shprehu kënaqësinë që me Përfaqësuesin e Lartë Schmidt pati mundësinë të diskutonte për një angazhim të përbashkët në mbrojtjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rritjen e funksionalitetit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Një ditë më parë (9 nëntor) diplomati amerikan tha përmes një video-mesazhi për qytetarët e Bosnjës se "Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë përmes dialogut, por nëse është e nevojshme do të bëjnë gjithçka për të siguruar suksesin e këtij vendi”.

Gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Escobar u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe, Zheljko Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik.

Ai u takua gjithashtu me udhëheqjen e të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare dhe përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitë në nivel të Bosnje e Hercegovinës dhe dy njësive të saj.

Vizita e tij pason kërcënimet e Millorad Dodikut me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Sipas Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës (BiH), entitetet e Republikës Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës nuk mund t'i kthejnë në mënyrë të pavarur kompetencat që i janë transferuar shtetit në periudhën e mëparshme.

Pas takimit me Dodikun më 8 nëntor Escobar tha se biseda ka qenë produktive dhe se “është hapur mundësia që të tërhiqen vendimet e marra që kanë të bëjnë me bartjen e kompetencave në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet për zhvillimin ekonomik”.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, Escobar fillon më 10 nëntor një vizitë zyrtare dy-ditore në Mal të Zi.

Ai fillimisht do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ndërsa më pas edhe me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq dhe kryetarin e Kuvendit, Aleks Beçiq.

Ambasada e SHBA-së në Podgoricë njoftoi më herët se gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, Escobar do të bisedojë edhe me drejtues të bizneseve për stimulimin e ekonomisë, pastaj përfaqësues të sektorit joqeveritar për luftën kundër korrupsionit si liderë të rinj politikë.

Duke folur para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbi angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor më 28 tetor, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë një vizion të një shteti sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik që zbaton reformat për anëtarësimin evropian.

I pyetur se çfarë po bën administrata amerikane për të siguruar që Qeveria aktuale të qëndrojë në rrugën drejt BE-së dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj NATO-s duke pasur parasysh ndikimin e Frontit Demokratik pro-rus, Escobar tha se më parë një delegacion malazez vizitoi Uashingtonin dhe se pala amerikane ka marrë garanci se Qeveria e Malit të Zi do t'i përmbahet anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë e Kosovës si dhe politikën e integrimit evropian.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

Александр Розенбаум проиграл суды коммунальщикам на 386 тысяч рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве и Подмосковье объявлен «желтый» уровень погодной опасности



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России