Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Holanda përkrah Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE-në

0
Holanda përkrah Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka vizituar të mërkurën Shqipërinë, prej ku theksoi se ky vend ka bërë progres në vitet e fundit.

“(Progresi) ka qenë kaq i madh dhe bëri të mundur që ne të themi po”, tha Reutte duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetjes që Holanda po ia bën Shqipërisë për të hapur negociatat. 

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u tha se gjatë takimit, të dy kryeministrat kanë diskutuar për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe për iniciativën "Ballkani i Hapur" (Open Balkan).

“Ne kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive, impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti. Kemi folur me kryeministrin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për luftën kundër krimit të organizuar. Progresi i bërë në këtë bashkëpunim do të rritet si pasojë e rritjes së kapaciteteve të këtij bashkëpunimi”, u shpreh Rama.

Rutte tha se përkrah çdolloj procesi integrues të rajonit. 

Kryeministri i Holandës tha se priten zgjedhjet e së dielës në Bullgari, për t’u siguruar që së paku të nisin dy konferencat ndërqeveritare.

“Jam shumë i lumtur që kemi qenë në gjendje që të hedhim hapin e parë ne procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është e vërtetë që për të nisur zyrtarisht konferencën e parë ndërqeveritare është thelbësore që të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë”, tha Rutte. 

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.

Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Për këtë arsye, disa shtete anëtare të BE-së kanë kundërshtuar që të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë.

Edhe kryeministri shqiptar theksoi se duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë.

“E falënderoj mikun tim Mark për kontributin personal në komunikimin me palën bullgare, e sikur të tjerët që po bëjnë përpjekjet që ta afrojnë pozicionin e Bullgarisë drejt zgjidhjes, përpara se të mblidhet Këshilli Europian në dhjetor”, tha Rama.

Kryeministri holandez foli edhe për situatën në Bosnje, në kohën kur ky vend është përfshirë nga kriza politike, pasi përfaqësuesit e Republikës Sërpska - entitet i banuar me shumicë serbe - nuk janë duke marrë pjesë në punën e institucioneve shtetërore.

“Shqetësimi ynë është një influencë në rritje e Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE-së të jetë e pranishme këtu, dhe jo perspektiva e lidhjes më të ngushtë me Rusinë, Kinën apo Turqinë”, tha Rutte.

Moshapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe nga shumica e zyrtarëve të BE-së, po shihet si e dëmshme për besueshmërinë e bllokut evropian në rajon.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian në vitin 2014 dhe prej asaj kohe është duke pritur vendimin e vendeve anëtare të BE-së për të nisur negociatat për anëtarësim.

Ajo ka marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave, por megjithatë, asnjë datë nuk është vendosur se kur do të fillojë ky proces.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, tha të mërkurën se Tirana zyrtare ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Pas një vizite triditore në Shqipëri, Santos lëshoi një deklaratë për media ku u bëri ftesë të gjitha forcave politike në Shqipëri që të vazhdojnë dialogun, në mënyrë që t’i ndihmohet vendit të ecë përpara në procesin e integrimeve evropiane.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Филипп Киркоров, Shaman, Сергей Жуков, Катя IOWA показали награды и наряды в студии "Авторадио"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России