Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Qeveria e Zaevit përballë mocionit të mosbesimit

0
Qeveria e Zaevit përballë mocionit të mosbesimit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten do të mbajë seancën për mocionin e mosbesimit të qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare.

VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Lëvizja Besa, besojnë se kanë siguruar 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Ata do të votojnë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, i cili më 9 nëntor tërhoqi vendimin për dorëheqjen, të cilën e paralajmëroi më 31 tetor, pas disfatës së thellë të partisë së tij Lidhja Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale.

Qeverinë, aktualisht, e përbëjnë LSDM-ja me disa parti të vogla maqedonase që janë në përbërjen e saj, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Çfarë parasheh Kushtetuta për mocionin?

Sipas Kushtetutës, votëbesimi ndaj qeverisë duhet të përfundojë në të njëjtën ditë. Nëse opozita siguron 61 vota kundër kabinetit të kryeministrit (Zaevit), atëherë qeveria është e detyruar të japë dorëheqje brenda 24 orëve, pas çka fillon afati dhjetëditor për presidentin e shtetit (në këtë rast Stevo Pendarovski), që t'ua japë mandatin për formimin e qeverisë së re partive që do të konfirmojë se kanë të paktën 61 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, nëse opozita nuk arrin të rrëzojë qeverinë, atëherë në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të paraqesë mocion të ri mosbesimi ndaj qeverisë, nëse së paku 61 deputetë nuk paraqesin iniciativë.

Si u mblodhën nënshkrimet për mocionin?

Pjesë e qeverisë ishte edhe Lëvizja Besa, me tre deputetë, por ajo tani ka kaluar me opozitën pas përplasjeve të vazhdueshme me BDI-në gjatë zgjedhjeve lokale, por edhe me LSDM-në, të cilën e akuzon se në zgjedhje ishte rreshtuar përkrah BDI-së së Ali Ahmetit.

Pas tërheqjes së Lëvizjes Besa, shumica aktuale parlamentare ka mbetur me 59 deputetë.

Nisma për mosbesimin e qeverisë, ndërkohë, pësoi disa ndryshime, pasi një deputet i Alternativës, Skënder Rexhepi, nuk ishte pajtuar që nënshkrimi i tij të jetë pranë deputetëve të partisë “E Majta”, e cila kritikohet për qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore.

Kjo parti tërhoqi nënshkrimet që nisma të jetë e Alternativës dhe e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Nismën për mocion të mosbesimit të qeverisë mund ta paraqesin edhe së paku 20 deputetë.

“Që të katër deputetët e Alternativës do të votojnë për rrëzimin e qeverisë. Dua t’ju them se sot përfundon faza e parë, dhe më pas fillon faza e dytë dhe çfarë do të ndodhë nuk duam të paragjykojmë. Alternativa do të jetë pjesë e asaj qeverie që e ka të qartë kursin euroatlantik të vendit”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Edhe VMRO-DPMNE-ja beson se ka siguruar votat e 61 deputetëve për të votuar mosbesimin e qeverisë.

“Besojmë se kundër Qeverisë nuk do të jenë 61 nënshkrime të deputetëve, por do të ketë më shumë se 61. Opozita do të votojë për largimin e kësaj qeverie. Populli kërkon ndryshime, një vullnet i tillë u shpreh në zgjedhjet lokale”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DMNE-së, Antonio Milloshoski.

Partitë në pushtet besojnë në dështimin e mocionit

Partitë në pushtet, ndërkohë, besojnë se opozita nuk do të arrijë të votojë për rrëzimin e Qeverisë Zaev.

“Partitë në pushtet nuk do të lejojnë kthimin pas të shtetit. Pas shumë vitesh regjim, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM-ja po ngrihet në lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së, pasi organet e partisë vendosën shtyrjen e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Partitë e koalicionit qeverisës, të mërkurën në mbrëmje kanë mbajtur një mbledhje konsultuese, detaje nga e cila nuk janë dhënë, por mediat lokale njoftojnë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në këtë takim është shprehur optimist se “Qeveria nuk do të bie të enjten në votimin për mosbesimin në kuvend, pasi që shumica është me forcat progresive në kuvend”.

Nisma e opozitës ka pasur rezultatin e saj të favorshëm në zgjedhjet lokale, por para së gjithash dorëheqjen e paralajmëruar të kryeministrit Zoran Zaev.

Kreu i qeverisë natën e 31 dhjetorit tha se e merr përgjegjësinë për dështimin në zgjedhje dhe paraqiti dorëheqjen nga posti i kryeministrit, por edhe nga drejtimi i partisë.

Qeverisja e Zoran Zaevit

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për herë të parë u zgjodh më 31 maj të vitit 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që ishin mbajtur në vitin 2016.

Gjatë këtij mandati, Zaevi mori përsipër vendime të rëndësishme, siç është ai me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues në "Maqedoni e Veriut", e cila deri para Marrëveshjes së Prespës së arritur më 17 qershor 2018, quhej “Republika e Maqedonisë”.

Pavarësisht kritikave të shumta në opinion lidhur me këtë marrëveshje, si dhe negociatave më pas me Bullgarinë për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, që po ashtu konsiderohet si e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase, Zoran Zaev fitoi edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare, që u mbajtën në qershor të vitit 2020.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову вырезали из трансляции МУЗ-ТВ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России