Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Sfida e vazhdueshme e dygjuhësisë

0
Sfida e vazhdueshme e dygjuhësisë

Donika Bakiu përkthen çdo ditë informacione zyrtare në lidhje me pandeminë e koronavirusit, për t’i shpërndarë ato në një grup në Facebook, të titulluar “Karantina”.  

Donika ndjek studimet për doktoratë në gjuhë e letërsi shqipe, në Maqedoninë e Veriut.  

Përkthimet i bën në mënyrë vullnetare qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia.  

Kjo, sipas saj, ka qenë një nismë e ndërmarrë nga më shumë aktivistë të sektorit civil, pasi, siç thotë, qytetarët kanë të drejtë të informohen në gjuhën shqipe. Grupi “Karantina” në Facebook i ka mbi 2,200 ndjekës.  

“Te faqja e ministrit të Shëndetësisë (Venko Filipçe) informacionet përktheheshin pas katër apo pesë orësh. Unë e mora si obligim që, çdo ditë, në mënyrë vullnetare, t’i përkthej të gjitha informacionet te grupi i ‘Karantinës’. Gjithçka është aty brenda, pesë minuta pasi e thotë ministri i Shëndetësisë ose pas publikimit në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë”.   

“[Ne] e dimë që ka shumë nga ata që nuk e kuptojnë mirë gjuhën maqedonase. Mendova t’i jap një krah kësaj pune, pasi njerëzit kanë nevojë”, thotë Donika për Radion Evropa e Lirë.   

Në bazë të Ligjit për zbatimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, i cili ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019, të gjitha ministritë janë të obliguara që informacionet në ueb-faqen zyrtare, t’i publikojnë edhe në gjuhën shqipe. 

Por, në realitet, informacionet në gjuhën shqipe përditësohen me vonesë ose fare. 

Nga institucionet thonë se nuk disponojnë kuadër të mjaftueshëm për t’i përditësuar të gjitha informacionet edhe në gjuhën shqipe.

Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që shënohet çdo 22 nëntor, Donika thotë se mirënjohja e qytetarëve për punën që bën, është “urata më e mirë” për të.  

“Kur e di se ndiqem nga grupi prej shumë njerëzve, kjo më pëlqen edhe më shumë dhe më motivon”.  

Donika thotë se e pengon fakti që në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe të institucioneve të tjera, ato informacione që përditësohen në gjuhën shqipe, “kanë shumë gabime drejtshkrimore”.   

“Përkthyes ka, albanologë ka, janë të shumtë si profesionistë, por, për fat të keq, në institucione më tepër angazhohen përkthyes mbi baza të njohjeve partiake. Kjo na vret të gjithëve. Kemi gabime pasi kemi juristë që bëjnë punën e përkthyesit”, thotë Donika.   

Me Ligjin për zbatimin e gjuhëve, gjuha shqipe ka fituar një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar në Maqedoninë e Veriut.

Si gjuhë zyrtare, ajo duhet të përdoret në të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe komunat, ku shqiptarët janë mbi 20 për qind.   

Ligji parasheh edhe gjoba në para, si për institucionin, ashtu edhe për drejtuesin, në rast të shkeljeve.  

Nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, që mbikëqyret nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë se ky dikaster mbetet në dispozicion të institucioneve për çdo përkthim që kanë nevojë.    

Por, drejtori Ylber Sela thotë se në mungesë të funksionimit të Inspektoratit për zbatimin e gjuhës shqipe, gjithçka mbetet në vullnetin e drejtuesve të institucioneve.   

“Ka udhëheqës që i kanë dhënë prioritet dhe kanë ecur mirë me [zgjerimin e përdorimit] të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe ka udhëheqës që nuk e kanë vënë prioritet zbatimin e shqipes si gjuhë zyrtare”, thotë Sela për Radion Evropa e Lirë.  

 Zëvendëskryeministri për Çështje të Sistemit Politik në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, zotohet se inspektorët e parë do të dalin në terren brenda dy muajsh dhe, në këtë mënyrë, sipas tij, institucionet do të detyrohen të jenë më të kujdesshme sa i përket zbatimit të dygjuhësisë.   

“Inspektorati, në përputhje me ligjet aktuale, është në rindërtim e sipër. Për të rindërtuar apo për të promovuar një inspektor të vetëm, duhen trajnime 12-mujore në përputhje me ligjin. Nëse nuk gaboj, brenda dy muajve të ardhshëm, inspektorët e parë - në kuadër të Inspektoratit të gjuhëve - do të pajisen me licenca dhe do të fillojnë me veprimin e tyre në terren”, thotë Grubi.   

Data 22 nëntor që shënon ditën kur është njësuar alfabeti i gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit, më 1908, është festë zyrtare vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Арутюнов

Триумфальное возвращение Льва Лещенко на сцену спустя месяцы затишья. Артист презентовал дуэт с солистом группы “Парк Горького” Сергеем АРУТЮНОВЫМ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Андрей Гладков рассказал о судьбе деда в рамках фестиваля «Красный Мар» в Малосердобинском районе



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России