Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Lajçak paralajmëron zhvillime në procesin e dialogut

0
Lajçak paralajmëron zhvillime në procesin e dialogut

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka shkruar në Twitter pas takimit se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të detajuar me presidentin Vuçiq.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Shumë gjëra për të bërë pas takimeve që kisha këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Një ditë më parë, më 22 tetor, Lajçak, në Vjenë të Austrisë takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se diskutoi për progresin në dialog.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti  për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak të hënën në Twitter.

Takimet e Lajçak me zyrtarët e Prishtinës dhe Beogradit, pasojnë ftesën e 15 nëntorit, të Ministrave të Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv të palëve në gjetjen e një zgjidhjeje pozitive.

I pyetur nëse do të takohet me presidentin e Serbisë këtë vit, një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 16 nëntor,  kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se kjo do të varej nga rezultati i takimit në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në Bruksel, më 16 dhe 17 nëntor, shefi i delegacionit të Kosovës për bisedimet, Bisnik Bislimi si dhe shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq, zhvilluan takime të ndara më përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Megjithatë, takimet përfunduan pa një takim trepalësh për shkak se pala serbe kishte kërkuar që të diskutohej për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, gjë të cilën e kundërshton kategorikisht pala kosovare.

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, pas takimeve në Bruksel tha se pala kosovare nuk dëshiron të diskutojë tani për çështje që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë, sepse ato, sipas tij, duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ka insistuar që të diskutohet për krijimin e asociacionit, para se të diskutohet për ndonjë temë tjetër.

Për një takim të mundshëm para fundit të këtij viti në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë se shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011.

Që nga ajo kohë janë arritur një serë marrëveshjesh porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Pauzën më të gjatë, dialogu e pati në fund të vitit 2018, kur asokohe Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Më vonë, pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

Ky mekanizëm nuk është formuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, cilësoi shumicën e pikave të marrëveshjes jo në përputhje me kushtetutën.

Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Умер режиссер Камерной сцены имени Покровского ГАБТа Валерий Федоренко



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России