Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2022

Sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të V.

0

Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik.

Që disa orë në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin "Maqedonia e famshme".

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.

“Ministria e Arsimit është në komunikim me Qendrën Kombëtare për sulme kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti, dhe nga ku presim që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për zbulimin e burimit të sulmit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Aty po ashtu është bërë e ditur se “ekspertët kompjuterikë të Ministrisë së Arsimit, po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas e njëjta do të aktivizohet”.

Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar.

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë.

Për sulme kibernetike ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.

Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.

Sulmi, megjithatë, nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Në Shqipëri, autoritetet kanë fajësuar shtetin e Iranit për dy sulme ndaj faqeve të saj në internet, një në korrik dhe një tjetër është bërë i ditur më 10 shtator.

Si rezultat, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Në fund të gushtit, Qeveria në Mal të Zi ka njoftuar, po ashtu, se ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike. Dyshime për përgjegjësi janë hedhur mbi Rusinë dhe Kubën.

Për të hetuar këtë sulm, një ekip i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) ka shkuar tashmë në Mal të Zi.





Губернаторы России
Москва

К 2025 году в "Рудневе" планируется создать свыше 6 тысяч рабочих мест — Собянин





Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

В Парке Горького вновь пройдет Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"

«Локомотив» и воронежский «Факел» сразятся на столичной «РЖД Арене»


WTA

Свёнтек прошла в полуфинал турнира WTA-1000 в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России