Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2022

SHBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq

0
SHBA sanksionon Prokuroren e Shtetit në Bosnje, Diana Kajmakoviq

Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione Prokurores së Shtetit në Bosnje-Hercegovinë, Diana Kajmakoviq.

“Diana Kajmakoviq është duke cenuar vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Kundërterrorizëm dhe Inteligjencë Financiare në Departamentin amerikan të Thesarit.

Sipas tij, këto masa konfirmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitet në Bosnje-Hercegovinë, sepse ato janë vendosur ndaj një personi që ka rëndësi kyçe në lejimin e korrupsionit në këtë shtet.

“Masat e sotme janë vazhdimësi e zbatimit të strategjisë së SHBA-së për të mbajtur përgjegjës individët që kryejnë aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Këto masa janë marrë në kohën kur Bosnja po përballet me krizën më serioze politike prej vitit 1995, pasi politikanët, ento-nacionalistët dhe rrjete e tyre, vazhdojnë të dëmtojnë shtetin”, është thënë në deklaratën e Zyrës për Kontrollin e Asteve të Huaja.

Ambasada amerikane në Bosnje Hercegovinë, ka thënë se ka ardhur koha që “Bosnja të pastrojë shtëpinë e vet”.

“Diana Kajmakoviq është shembulli real pse besimi i qytetarëve në aftësinë e Bosnjës për të luftuar korrupsionin endemik, është në nivelin më të ulët. Drejtësia nuk mund të jetë efektive kur disa prej zyrtarëve shpërfaqin abuzimin më të rëndë të sistemit. Nuk ka vend për prokurorë të korruptuar në asnjë sistem të drejtësisë, dhe ne do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë Ambasada përmes një postimi në Facebook.

Më 6 qershor të këtij viti, autoritetet amerikane kanë sanksionuar dy zyrtarë tjerë të Bosnjës për shkak të aktiviteteve destabilizuese: ndaj presidentit të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska, Alen Sheraniq.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit pati thënë se Çavara dhe Sheraniq kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”.

Sanksionet kundër tyre janë zgjerim i sanksioneve që janë vendosur më herët gjatë këtij viti ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për shkëputje nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar kundër veprimeve të tilla.

Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Москва

Ставки снова растут: «Выберу.ру» подготовил рейтинг лучших краткосрочных вкладов в мае 2024 года


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Создание сайта. Разработка сайта. Создание сайта с нуля. Создание и продвижение сайта.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Футболисты ФК «Динамо Пушкино» заняли второе место в межрегиональном турнире Laffy Cup 2024

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?


ATP

Теннисиста Медведева выбили из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Glen Powell’s parents crash Texas movie screening to troll him



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России