Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2022

Shkupi publikon të dhënat e militantëve që luftuan në Siri

0
Shkupi publikon të dhënat e militantëve që luftuan në Siri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar për herë të parë në Gazetën Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Pjesë e të dhënave janë edhe numri amë, adresa e banimit dhe vepra për të cilën ngarkohen.

Që të gjithë këta persona nuk janë në dispozicion të strukturave të policisë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, këtyre 15 personave u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës, u ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt, si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi.

Qeveria thotë se e ka bazuar vendimin e marrë në Ligjin për masat restriktive ndërkombëtare.

Në vendimin e Qeverisë theksohet se 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paramilitare gjatë viteve 2014-2015.

Disa nga këta persona, në formë të drejtpërdrejtë, kanë qenë të përfshirë në luftën në Siri, përderisa pjesa tjetër ka inkurajuar personat e tjerë që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në Siri.

Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një vegël efikase për pamundësimin e transferimit të parave nga burime të dyshimta. Kurse, organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, konsiderojnë se të dhënat duhej të ishin të qasshme vetëm për institucionet, por jo edhe për opinionin, pasi, sipas tyre, vihet në rrezik jeta e familjarëve të këtyre personave.

Zllate Dimovski, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë maqedonase është në përputhje me kriteret që vlejnë në vendet evropiane.

Dimovski konsideron se masat që ka ndërmarrë Qeveria, mundësojnë ndjekjen e aktiviteteve terroriste dhe pengimin e sigurimit të mjeteve financiare nga jashtë vendit nga burime të dyshimta.

“Këto masa mundësojnë ndjekjen dhe pengimin e sigurimit të mjeteve financiare nga jashtë vendit gjatë dhe pas ndërprerjes së aktiviteteve të këtyre personave si të përfshirë në luftërat e huaja”, thotë Dimovski.

Ai thekson se masat restriktive ndërmerren edhe ndaj personave fizikë, por edhe atyre juridikë që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe në rastin final terrorizmin.

“Publikimi i të dhënave, pengesë për riintegrimin e të kthyerve nga luftërat e huaja”

Samet Shabani, nga organizata joqeveritare Horizont në Maqedoninë e Veriut, e cila në fokus ka rehabilitimin e personave që kthehen nga zonat e luftës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e qartë që masat restriktive financiare nga institucionet publike, parandalojnë përhapjen e veprimeve të ndërlidhura me terrorizmin, por shton se të dhënat duhet të jenë në dispozicion vetëm për institucionet.

Me publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare, sipas tij, cenohet jo vetëm siguria e këtyre personave, por e tërë familjes së tyre.

“Disa të dhëna nuk mund të jenë të qasshme publikisht, meqë drejtpërdrejt cenojnë privatësinë e personit, pa marrë parasysh se për çfarë krimi është i akuzuar. Çka nëse dikush tenton sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke iu qasur adresës së vendbanimit, të cilën Qeveria e ka bërë publike nëpërmjet vendimit në fjalë?”, thotë Shabani.

Shabani ka vërejtje edhe ndaj kohëzgjatjes së këtyre masave.

“Masat e tilla nuk mund të zbatohen për kohë të pacaktuar, siç edhe bëri Qeveria, sepse kështu personat në fjalë mund të dekurajohen për riintegrim në vendlindje. Për më tepër, sanksionimet pa kohëzgjatje të kufizuar nga Qeveria janë kundër logjikës së riintegrimit të personave në fjalë, për të cilët e njëjta Qeveri ka përpiluar Plan nacional për riintegrim".

"Nuk mund të synosh riintegrim, në njërën anë, dhe të zbatosh sanksione pa kohëzgjatje të kufizuar, në anën tjetër. Mospërcaktimi i një kohe të kësaj përmase mund t'i nxisë personat në frustrime të mëtutjeshme dhe kërkim të alternativave tjera kriminale”, thotë Shabani.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me së paku pesë vjet burgim.

Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare, në luftërat e huaja, viteve të fundit, janë përfshirë 156 persona nga Maqedonia e Veriut. Në bazë të të dhënave zyrtare, 83 persona janë kthyer në këtë vend, ndërsa 30 prej tyre u është shqiptuar dënimi me burgim.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве судостроительной верфи в районе Нагатинский Затон





Москва

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: внимание Путина к Москве дорогого стоит



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Моргенштерн* раскрыл доход от платного телеграм-канала




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия приняла участие в обеспечении безопасности при проведении футбольных матчей в Москве

Матч ЦСКА - "Рубин" завершился со счетом 2:2

Открытый московский фестиваль конного искусства и спорта пройдет на ВДНХ


Стефанос Циципас

Паула Бадос и Стефанос Циципас расстались | Виды спорта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Врач-стоматолог Владимир Лосев: как правильно выбрать своего доктора



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России