Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2022

Vazhdon aksioni për sekuestrimin e objekteve në Brezovicë

0

Prokuroria e Ferizajt njoftoi se edhe më 12 tetor po vazhdon sekuestrimi i objekteve, që dyshohet se janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë.

Aksioni për sekuestrimin e rreth 100 objekteve në Brezovicë nisi më 11 tetor. Prokurori i rastit të Brezovicës, Rasim Maloku, i tha Radios Evropa e Lirë të martën se objektet e sekuestruara në Brezovicë ishin në pronësi të politikanëve, biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë.

Objektet që po sekuestrohen përkohësisht gjenden në zonën e dytë të Brezovicës, në Parkun Kombëtar “Sharri”. Në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Prokurori Maloku bëri të ditur se në mesin e objekteve të sekuestruara janë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e të tjerat në ndërtim e sipër. Përveç vilave, është sekuestruar edhe një hotel.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, gjatë një konference për media, më 12 tetor tha se problemet që shfaqen me ndërtimet e kundërligjshme në Brezovicë, është se ka “dualizëm” mes kompetencave të komunave dhe ministrive.

“Aksioni në Brezovicë është jashtëzakonisht i qëlluar dhe është duke e pasur efektin e vet. Degradimi që ka ndodhur në zonën e Brezovicës, përgjithësisht në Parkun 'Sharr' janë të natyrave të ndryshme. Përpos ndërtimeve pa leje, janë edhe hidrocentralet dhe prerja e pyjeve që ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe degradues në të gjitha parqet nacionale, edhe në Parkun 'Sharr' dhe të 'Bjeshkëve të Nemuna'”, tha Aliu.

Duke folur për Brezovicën, ai tha se Ligji për ndërtim i jep kompetenca komunave sa i përket ndërtimeve të objekteve individuale dhe kolektive, ndërkaq Ligji për parqet nacionale i jep kompetencë ministrive. Por, Aliu tha se ministritë zakonisht “nuk kanë kapacitete për procedimin e këtyre rasteve”, teksa shtoi se tri e katërta e ndërtimeve në nivel vendi, janë ndërtime pa leje.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nikolliq, që është zyrtar i lartë i partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria dyshon se Nikolliq ka lëshuar paligjshëm leje ndërtimi në Brezovicë dhe të përfshirët në këtë rast, përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dyshohen edhe për ryshfet.

Autoritetet gjyqësore kanë njoftuar se hetimet për rastin Brezovica do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, pasi pritet të dërgohen edhe lëndë të tjera në gjykatë për disa të dyshuar.

Brezovica cilësohet një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о сбитом на подлете к Москве беспилотнике





Москва

Представители народов Чувашии почтили память погибших в годы Великой Отечественной войны


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о сбитом на подлете к Москве беспилотнике



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пётр Чайковский

Театр оперы и балета Удмуртии объявил о сборе средств на памятник Петру Чайковскому




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Развод на договорных матчах: схемы, риски и пути предотвращения

Поцарапанному пандой Катюшей киперу подарили футболку с извинениями

Фитнес прокачивает онлайн // Благодаря чему растет спрос на видеотренировки


WTA

Стало известно, с кем сыграет Вероника Кудерметова во втором круге турнира WTA-1000 в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Обучила 24 женщин-снайперов: Кто сидел на параде рядом с Путиным?



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России