Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2022

Shkupi tenton ndalimin e shoqatave bullgare

0
Shkupi tenton ndalimin e shoqatave bullgare

Paralajmërimi për formimin edhe të një shoqate bullgare në Maqedoninë e Veriut me emrin e Car Ferdinandit, ka alarmuar drejtuesit e institucioneve në Shkup për të ndërmarrë masa nëse do të lejojnë ose jo zyrtarizimin e saj në Regjistrin Qendror.

Car Ferdinandi ka sunduar me Bullgarinë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe sipas Institutit Maqedonas të Historisë, pas Traktatit të Paqes të Shën Stefanit të vitit 1878, Bullgaria ka fituar autonomi të gjerë dhe si e tillë do të bëhej shteti më i madh në Ballkan në atë kohë, përfshirë gjithë territorin e Maqedonisë së atëhershme.

Veprimtaria e Car Ferdinandit konsiderohet e dëmshme për Maqedoninë e Veriut, andaj edhe kundërshtohet regjistrimi i shoqatës me emrin e tij.

Drejtuesit e Regjistrit Qendror, një institucion që merret me regjistrimin e shoqatave, klubeve e nismave të tjera, kanë bërë të ditur për mediat se nisma ka ardhur nga qyteti i Bogdancit, në jug të Maqedonisë së Veriut, pa saktësuar identitetin e atyre që kanë kërkuar regjistrimin e shoqatës.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po bëjnë gjithçka të mundur për zgjidhjen e këtij problemi, të cilin ai e ka quajtur si “provokim të rëndë”.

“Këto shoqata mbajnë emra të personaliteteve nga e kaluara që ishin bashkëpunëtorë të regjimit fashist dhe ngjallin ndjenja negative te qytetarët tanë. Nga Regjistri Qendror janë duke shqyrtuar dokumentacionin dhe duke marrë parasysh synimet për formimin e shoqatave të tilla që indinjojnë qytetarët tanë, por edhe që ndikojnë negativisht në raportet me vendin fqinj".

"Ne kemi formuar komision që duhet të vlerësojë nëse kjo shoqatë duhet të lejohet. Institucionet duhet të përcaktojnë nëse formimi i tyre është në përputhje me legjislacionin tonë. Gjithashtu, kemi angazhuar Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e një ligji të ri për regjistrimin e shoqatave që do të ketë për bazë ligjin gjerman. Veç kësaj, në hartimin e ligjit kam kërkuar që të përfshihen të gjitha palët, e edhe pjesëtarët e komunitetit hebre”, ka deklaruar Kovaçevski.

Kjo është shoqata e tretë që kërkon të regjistrohet pas atyre me emrat e Vanço Mihajllovit në Manastir dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.

Një nga hartuesit e Ligjit për shoqata dhe fondacione, Borçe Davitkovski, thotë se autoritetet që miratojnë shoqata të tilla, para së gjithash duhet të kontrollojnë emrin dhe programin.

Ai thotë se ligji është krijuar për të qenë liberal, por nëse shteti tani nuk e ndal këtë trend të regjistrimit të klubeve me emra të diskutueshëm historikë, do të konsiderohet precedent dhe se regjistrimet e tilla do të vazhdojnë pafundësisht.

Davitkovski i quan absurde reagimet e institucioneve, të cilat pasi regjistrojnë shoqata të kontestueshme, dalin me reagime për ndalimin e punës së tyre.

“Unë nuk e kam të qartë se si është e mundur që së pari lejojmë regjistrimin e shoqatave të tilla dhe pastaj shteti të kërkojë që, atë të cilën e kemi regjistruar, si ta anulojmë. Kjo është e pakuptimtë pasi kjo mund të bëhej që në aktin e paraqitjes së kërkesës, se kjo shoqatë me këtë emër irriton popullatën dhe nuk mund të regjistrohet, por ne bëjmë të kundërtën”, thotë Davitkovski, duke i quajtur të paqëndrueshme edhe thirrjet për ndjekje penale të drejtuesve të shoqatave të tilla.

“Ata njerëz për momentin nuk kanë bërë ndonjë vepër penale që të ndiqen. Ata kanë formuar një shoqatë që është regjistruar, pra nuk kanë bërë asnjë veprim që të ndiqen. Si mund të reagojë Prokuroria Publike, nuk ka asnjë bazë. Përgjigjja duhet të kërkohet diku tjetër”, vlerëson Davitkovski.

Formimi i shoqatave të tilla më së shumti ka shkaktuar reagime te komuniteti hebre.

“Themelimi shoqatave bullgare me emrat e bashkëpunëtorëve të Hitlerit, prek ndjenjat e hebrenjve dhe të vetë maqedonasve. Është e njohur se 7.144 hebrenj janë vrarë dhe më shumë se 11 mijë të tjerë janë dërguar në kampet e përqendrimit nga Bullgaria naziste. Car Borisi është sinonim i nazizmit”, vlerësojnë nga shoqata e hebrenjve në Maqedoninë e Veriut.





Губернаторы России
Москва

Собянин: фронтовики и труженики тыла внесли бесценный вклад в защиту Родины





Москва

В рубрике «Я - артист цирка Бурятии» Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия, национальный проект


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: новая «Иволга» и комплексное благоустройство



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Queen

Свой день рождения White Queen отметила вечеринкой в космическо-морской тематике




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Федерация бокса России почтила память героев в День Победы в Чехове

Футбольный турнир «Вызов» для студентов станет частью праздничных мероприятий ко Дню Победы

В рамках празднования Дня Победы в Москве пройдет ежегодный турнир среди студенческих футбольных команд «Вызов»


Энди Роддик

Энди Роддик: «У меня было несколько типов рака кожи с тех пор, как я завершил карьеру»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Москва. Народная приемная КПРФ в ВАО. Депутаты-коммунисты и актив Первомайского райкома КПРФ провели памятные акции у мемориальных комплексов героев



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России