Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2022

Osmani: Iniciativa franko-gjermane ka për qëllim intensifikimin e dialogut

0
Osmani: Iniciativa franko-gjermane ka për qëllim intensifikimin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në javët në vijim do të zhvillohen takime me ekipet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për të treguar më shumë detaje për propozimin franko-gjerman lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propozimi franko-gjerman konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë propozim për marrëveshjen finale.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se ka iniciativa franko-gjerman ka për qëllim intensifikimin e dialogut.

“Shumë çështje kanë qenë të planifikuara që të trajtohen veç e veç në marrëveshje të ndara dhe do të mund të merrnin vite të tëra. Ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm dhe që në mënyrë intensive të tejkalohen dallimet", ka thënë Osmani.

Sipas saj, “qëllimi i partnerëve” të Kosovës, është që procesi të përfundojë sa më shpejt.

“Asnjëherë, askush nga partnerët nuk ka kërkuuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke”.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën për një televizion në Kosovë, se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe çfarëdo plani që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se njohja reciproke “do të ndodhë”, pavarësisht se propozimi franko-gjerman, siç është raportuar, nuk përfshin njohjen reciproke.

“Nuk ekziston draft i Gjermanisë për Asociacionin”

E pyetur për një draft gjerman, që ka qarkulluar në mediat lokale në Kosovë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Osmani ka thënë se diçka e tillë nuk ekziston.

"Nuk ekziston një draft i shtetit gjerman që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe as nuk do të ketë, të jem e qartë”.

“Qëndrimi i partnerëve është i qartë, sepse ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por e përmendin që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese".

Osmani ka thënë se edhe në takimet që ka zhvilluar muaj më parë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i është garantuar që Kosovës nuk do t’i kërkohet “diçka që shkel Kushtetutën”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

“Targat, çështje e sundimit të ligjit”

Përgjatë konferencës për media, presidentja Osmani është pyetur edhe rreth kërkesës së të dërguarit amerikan të Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që riregjistrimi i makinave me targa serbe në RKS – Republika e Ksoovës – të shtyhet për 10 muaj.

“Është një temë që kemi duke e diskutuar që shumë muaj dhe ajo që e kam thënë në takim me zotin Escobar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Mos të harrojmë që mbi 90 për qind të serbëve që jetojnë në Kosovë, tashmë i kanë targat RKS, pra e respektojnë ligjin dhe e respektojnë parimin e barazisë para ligjit për të gjithë, pavarësisht etnisë”.

Sipas saj ekziston një numër i vogël i serbëve që ende nuk e kanë bërë këtë ndryshim.

“Shumica dërmuese e tyre nuk e ka bërë për një arsye të vetme, sepse ata kërcënohen nga banda kriminale, që paguhen dhe mbështeten politikisht nga (presidenti serb) Aleksandar Vuçiq".

Osmani ka thënë se “shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë".

“Prandaj po them se ka të bëjë me sundim të ligjit, nuk ka të bëjë assesi me serbët, është një çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga këto banda kriminale”.

Edhe Qeveria e Kosovës ka thënë një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se çështja e targave ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Punimet për Samitin që ka iniciuar Osmani e Gërvalla

Osmani ka ofruar hollësi gjatë konferencës edhe për Samitim Ndërkombëtar dyditor për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sipas saj, Samiti do të jetë platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave dhe vajzave.

Ky Samit, që është iniciuar nga vetë presidentja Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të nisë punimet më 22 tetor.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohet edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Osmani ka thënë se synon që samiti – që nis të shtunën edicionin e parë – të bëhet tradicional.

“Organizimi është një nga zotimet që kemi bërë si Republikë e Kosovës në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden”.

Tema e forumit të parë do të jetë, “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”.

“Paqja dhe siguria e grave janë shtylla qendrore të vizionit të Republikës së Kosovës për paqe të qëndrueshme në nivel lokal, rajonal dhe global. Edicioni i parë i forumit do t’i kushtohet trashëgimisë së ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright, mikes së madhe të Kosovës”.

Në të do të marrin pjesë, 126 folës nga 33 shtete, gjashtë kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран





Москва

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Comedy Club

«Ждёт нового Мартиросяна». Гарик Мартиросян прокомментировал беременность Анны Хилькевич в Comedy Club на ТНТ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«БЛИЦ», «БИТВА СТРАТЕГИЙ», «ДУАТЛОН» инсайд новых дисциплин в спортивном программировании

Пензенские регбистки выиграли первенство России

Заммэра Москвы Ефимов: набережная в Южном порту увеличится в 1,5 раза


Даниил Медведев

Тарпищев: нельзя Медведева назвать главным претендентом на золото Олимпиады



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Появилось видео ДТП, где поезд "Воркута-Москва" протаранил легковое авто



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России