Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2022

Ballkani i Hapur ende pa rezultate konkrete

0
Ballkani i Hapur ende pa rezultate konkrete

Pritjet e gjata të transportuesve të mallrave në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut me Serbinë dhe Shqipërinë, zvarritja e ratifikimit të marrëveshjeve për hapjen e tregut të punës, por edhe moszbatimi i marrëveshjeve të tjera mes shteteve, kanë zbehur pritjet e përfaqësuesve të odave ekonomike nga nisma Ballkani i Hapur, që argumentojnë se nuk po jep rezultate konkrete.

Korsia e Ballkanit të Hapur në pikën e kalimit të kufirit në Tabanoc, me mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjatë verës është përdorur nga veturat dhe kolonat e gjata më shumë kishin vështirësuar lëvizjen e transportuesve të mallrave.

Aneta Dimovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, thotë se të gjitha shërbimet duhet të punojnë në tri turne dhe të hapen më shumë korsi për hyrje-dalje mes shteteve të nismës së Ballkanit të Hapur, pasi sipas saj, ndodh që shërbimet për kontrollin e cilësisë së ushqimit të punojë vetëm një turn, kështu që shoferët shpesh presin gjithë natën për të kryer punë në mëngjes, kur rinisin shërbimet.

“Shpediterët dhe kompanitë janë lodhur me procedurat e ndërlikuara. Kërkohen dokumente nga më të ndryshme të cilat nuk duhet të jenë në letër, por në formë elektronike. Drejtoria fitosanitare në Ministrinë e Bujqësisë, kërkon dëshmi në letër, pasi nuk kanë pajisjet e duhura elektronike për t’i kontrolluar”, thotë Dimovska.

Veç vonesave në pikat kufitare, ende nuk ka asgjë nga premtimet për hapje të vendeve të punës për shtetasit e vende të nismës së Ballkanit të Hapur.

Marrëveshjet të cilat parashikojnë që punëtorët nga Maqedonia e Veriut të mund të punojnë lirisht në Serbi dhe Shqipëri, dhe qytetarët e tyre të konkurrojnë në tregun maqedonas të punës, nuk janë ratifikuar ende nga Maqedonia e Veriut.

Koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe bashkëpunimin rajonal, Marjan Zabrçanec, thotë se të tri vendet janë plotësisht të përgatitura për heqjen e vizave të punës dhe i vetmi parakusht është që marrëveshjet të miratohen nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

“Nuk është e qartë se pse ndodh kjo. Askush nuk reaguar të thotë nëse diçka nuk është në rregull me këto marrëveshje që të mos miratohen pasi kanë kaluar gjitha procedurat dhe duhet të kalojnë. Pritjet e qytetarëve janë të mëdha, pasi do të kenë përfitime për të ardhmen e tyre, prandaj duhet të miratohen”, thotë Zabrçanec.

Trajan Angeloski, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, thotë se lëvizja e fuqisë punëtore është gjithmonë pozitive.

Në pyetjen nëse Ballkani i Hapur do të sjellë fluks të fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut, apo largim të kuadrit, Angelovski thekson se në një ekonomi të dobët, është normale të ketë largim të personelit, por edhe në sektorë të qëndrueshëm mund të ketë tërheqje të punëtorëve.

“Duhet të shihni numrat dhe analizat specifike. Tani dhe me krizën aktuale shumë gjëra po ndryshojnë, por parimi mbetet i njëjtë dhe varet nga pozicionimi i sektorit, cilat janë pagat, cilat janë ofertat e atyre kompanive në atë sektor, ashtu do të jenë lëvizjet. Por, më duhet të them se ka edhe nisma tjera, nuk do të thotë se kjo është më e mira. Ka nisma që ofrojnë mundësi shumë të mira dhe procedura të lehta nga kjo që po ndodh tani”, thotë Angeloski.

Por, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se që nisma të jetë efikase nevojitet të jetë gjithëpërfshirëse, apo të marrin pjesë të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi tregu dhe mundësitë do të jenë më të mëdha.

Në këtë kuadër ishte edhe deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më 16 tetor, se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por sipas tij ajo “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Madje, Osmani tha se Maqedonia e Veriut mund të largohet nga Ballkani i Hapur nëse ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga kjo një nismë.

Kjo nismë, ndërkohë nuk mbështetet nga opozita maqedonase e cila me bojkotin e herëpashershëm të punimeve të Kuvendit, ka bërë që të mos miratohet ligjet që kanë të bëjnë me Ballkanin e Hapur.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka deklaruar më 28 shtator se propozim-ligjet nuk do të miratohen derisa Qeveria nuk e informon opozitën se për çfarë nisme bëhet fjalë dhe cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik dhe u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» правит миром, расшифровал «ДНК В.И.Ленина», отменяет налоги. И… отключает институты времени. Разгадка «научных теорий заговоров».


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Я не пью алкоголь вообще: Анастасия Волочкова резко ответила на слухи об алкоголизме




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?

Полезные приложения для поклонников спортивной ходьбы

Сергей Лёвкин: в Митине завершат возведение физкультурно-оздоровительного комплекса


Новак Джокович

Новак Джокович низко оценил свою готовность к «Ролан Гаррос» и Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Интернет

OpenAI готовит конкурента поисковику Google, но на базе ИИ



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России