Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Çfarë arriti shoqëria civile gjatë vitit 2022?

0
Çfarë arriti shoqëria civile gjatë vitit 2022?

Lufta kundër diskriminimit në baza gjinore, orientimit seksual, aftësive fizike etj. ka përcjellë shumë prej organizatave joqeveritare në Kosovë përgjatë vitit 2022. Megjithatë, shumë prej kërkesave të tyre nuk u realizuan.

Viti 2022 ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë nga Qeveria e vendit dhe kjo konsiderohet si arritje e madhe nga organizata Handikos, e cila merret me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë në Kosovë.

Megjithatë, përkundër që shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara mendohej të sillte mobilizim të institucioneve për përmirësimin e kushteve për këtë komunitet, ai ende përballet me probleme të shumta, për disa prej të cilave REL raportoi gjatë vitit 2022. 

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë rreth 77 mijë persona me aftësi të kufizuara, të cilët ndër sfidat kryesore e kanë punësimin.

Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara, përkundër që, sipas ligjeve në Kosovë, ky numër do të duhej të ishte mbi 1.600.

Për këto arsye, nga Handikos thonë për REL-in se “mbesin ende sfida të mëdha, për çka duhet të punohet shumë më shumë viteve të ardhshme”.

Synim për vitet e ardhshme ka mbetur edhe kërkesa kryesore e organizatës Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) dhe e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR): hartimi i një ligji të posaçëm për rregullimin e martesave midis personave të gjinisë së njëjtë.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar Projektkodin Civil, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të tillë.

“Gjatë vitit 2022, një nga arritjet ka qenë organizimi i Javës së Krenarisë dhe pjesëmarrja e lartë në aktivitete të Javës së Krenarisë. Kjo, për arsye se Kodi Civil është refuzuar disa herë në Parlament. Andaj, Java e Krenarisë mbetet një nga arritjet gjatë vitit 2022”, thanë nga CEL-i për REL-in.

Në kuadër të Javës së Krenarisë, më 9 qershor në Prishtinë u mbajt për herë të gjashtë Parada e Krenarisë, këtë herë me moton “Edhe n’shtet edhe n’familje”.

Ashtu si në vitet paraprake, ky organizim kaloi pa ndonjë incident. Megjithatë, aktivistët vazhdimisht kanë kërkuar që të lejohet martesa midis personave me gjini të njëjtë - gjë të cilën në Kosovë e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen.

Avokimi për përfshirjen e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë në Kodin Civil të Kosovës dhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI+ konsiderohen si aktivitete kryesore të vitit 2022 edhe nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Nga kjo organizatë thanë për REL-in se aktivitetet e tyre kishin për qëllim “përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e njeriut e më konkretisht për pozitën e pafavorshme në të cilën ndodhen grupet më të margjinalizuara”.

REL ka raportuar gjatë vitit 2022 se si frika nga izolimi nga familja dhe shoqëria i detyron ende shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë të mos shprehen publikisht për identitetin e tyre. 

Të diskriminuara në rrafshe të ndryshme në shoqëri janë edhe gratë, të cilat përbëjnë afro gjysmën e popullsisë 1.7-milionëshe të Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të punësuara janë rreth 15 për qind e tyre.

Ndër organizatat që kanë evokuar për barazi gjinore gjatë vitit 2022 është edhe Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), që ka zhvilluar fushata vetëdijesuese dhe projekte që ndihmojnë në uljen e papunësisë së grave në Kosovë.

“Pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe fuqizimi ekonomik i gruas në Kosovë vazhdojnë të jenë një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror”, thanë nga D4D për REL-in.

Për të përmirësuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, kjo organizatë, mes tjerash, ka mbajtur trajnime për aftësi menaxhuese me rreth 60 gra në katër komuna, si dhe ka ndarë pesë grante për organizatat, të cilat punojnë me gratë joaktive në tregun e punës.

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit Musine Kokalari, me seli në Prishtinë, shumë gra shtyhen të jenë joaktive në tregun e punës, shkaku i barrës së punës së papaguar, që nënkupton punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjarëve.

Sipas hulumtimit të po të njëjtit institut, gratë kalojnë 6.2 orë brenda ditës në punë shtëpiake dhe përkujdesje familjare, ndërsa burrat 3.5 orë. 

Por, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), vlerëson se është rritur një lloj vetëdijesimi i opinionit publik për problemet e dhunës në baza gjinore dhe mbajtjen në përgjegjësi të institucioneve.

Edhe pse thotë se ka ende shumë punë për të bërë deri në arritjen e barazisë gjinore, Hoxha, nga organizata KCSF, beson se viti 2022 paraqet një pikë kthese “në përpjekjen që lufta për barazi gjinore të zgjerohet përtej grupeve tradicionale që e kanë trajtuar këtë problematikë”.

“Në një ambient dhe periudhë kur temat politike ditore e dominojnë diskutimin publik dhe agjendën e vendimmarrësve, trajtimi sistematik dhe i gjerë nga shoqëria civile i dhunës me bazë gjinore ka bërë që problemi aq prezent të ekspozohet dhe kërkesa për llogaridhënie e përgjegjësi të marrë karakter më të gjerë shoqëror”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, edhe këtë vit sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar për mosefikasitet në trajtimin dhe parandalimin e vrasjeve dhe dhunës në baza gjinore.

Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?​

 Drejtësia që dështoi

Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre - kryesisht bashkëshortët. Ndërsa, gjatë vitit 2022, në Kosovë janë raportuar tri gra të vrara.

Për vrasjen e Hamide Magashit në fund të nëntorit, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka ndodhur si “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Телеведущего Урганта исключили из концерта памяти Окуджавы "Заезжий музыкант"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков


Ига Свёнтек

Свёнтек высказалась об акции протеста экоактивистов, выбежавших на корты Рима



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России