Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Новости за 19.01.2023

Chollet: SHBA-ja s'do të lejojë Asociacion në formën e Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”. “Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, thotë Chollet.

Ligji i duhanit nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike. Por, ky vendim duket se nuk vlen për zyrtarët e lartë të shtetit. Ditë më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kënduar derisa në dorë mban një cigare të ndezur në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi. Këtë postim e kanë rishpërndarë shumë zyrtarë të kësaj partie. Читать дальше...

Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës

Evropaelire.org 

Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Qyteti më i prekur nga vërshimet sipas raportimeve është Skenderaj, ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në këtë qytet, Alban Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune. Shala tha se ekipe të shumta dhe grupe të qytetarëve... Читать дальше...



Përmbytje në pjesë të ndryshme të Kosovës

Evropaelire.org 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa qytete në Kosovë. Qyteti më i prekur nga vërshimet, sipas raportimeve, është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente. Vërshime janë regjistruar edhe në Vushtrri, Pejë dhe në komunat në veri të Kosovës.

Rrezik nga përmbytjet në Shqipëri, disa lumenj në pikën kritike

Evropaelire.org 

Reshjet e shiut në Shqipëri kanë shkaktuar përmbytje, ndërsa rritja e nivelit të ujit në disa lumenj rrezikon ta vështirësojë situatën edhe më shumë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonën e nënshkodrës afro 1.000 hektarë tokë janë nën ujë, pasi lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe në Oblikë. Ndërkaq, në Lezhë ka prezencë të ujit edhe brenda në qytet. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat tha se edhe lumenjtë Drin, Mat, Shkumbin, Vjosë janë afër... Читать дальше...

BE-ja nuk konsideron që Serbia i ka rinovuar targat KM

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën, edhe ashtu të brishtë, dhe që çfarëdo sqarimi rreth interpretimeve për marrëveshjen për targat ta adresojnë në kuadër të dialogut. Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth akuzave që kanë shkëmbyer Kosova dhe Serbia për mosrespektimin e marrëveshjes rreth targave, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme. "BE-ja kërkon... Читать дальше...

Kush mund të zgjidhet kryeministër i ri i Zelandës së Re?

Evropaelire.org 

Dorëheqja e papritur e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, të enjten, mund të ketë shokuar botën, mirëpo teksa popullariteti i saj ka qenë në zbehje e sipër në shtetin e saj, jo pak persona kanë pyetur se sa gjatë do të mund të mbesë në pushtet. Pasardhësi i saj si lider i laburistëve dhe kryeministër, përballet me një test të madh në zgjedhjet e përgjithshme në tetor, pasi mbështetja për këtë parti është në rënie. Për më shumë, Zelanda e Re pritet të hyjë në recesion në çerekun e ardhshëm të këtij viti. Читать дальше...

Zhvillimi ekonomik si mundësi për stabilizimin e veriut

Evropaelire.org 

Krijimi i një zone të lirë ekonomike në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe - shihet si mundësi e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. “Evropa është një model se si ekonomia mund të jetë një katalizator i përafrimit të shteteve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Safet Gërxhaliu, ekspert i çështjeve ekonomike. “Shtetet e Bashkimit Evropian nuk është se e duan njëra-tjetrën si vende anëtare, por ato i bashkon ekonomia dhe interesi ekonomik”, thotë ai. Zona... Читать дальше...

Emisari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha të enjten se qëndrim i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, pa e njohur Kosovën. Duke folur për gazetën serbe Nova, Sarrazin tha se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve evropiane “nuk është e mundur as pa mediat e lira dhe demokraci”. “Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve... Читать дальше...

Paralajmërime për mundësinë e vërshimeve në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që në ditët në vijm mund të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shiut. Në një postim në Facebook, ky Institut ka thënë se reshjet e ditëve të fundit veçse kanë shkaktuar vërshime të lokalizuara në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës. Si pasojë e reshjeve, Instituti ka thënë se mund të jenë shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. Në nëntor të vitit të kaluar... Читать дальше...

Në Francë protestohet kundër rritjes së moshës së pensionimit

Evropaelire.org 

Sindikatat franceze kanë planifikuar mbajtjen e grevave dhe protestave masive të enjten, për të kundërshtuar planin e presidentit, Emmanuel Macron për të shtyrë moshën e pensionimit. Projektligji, që pritet të diskutohet në parlament, parasheh që mosha zyrtare kur njerëzit mund të ndalen së punuari të rritet nga 62, sa është aktualisht, në 64. Shërbimet e transportit pritet të çrregullohen keq përgjatë protestës. Shumë shkolla do të mbyllen dhe nuk do të ofrohen shërbimet publike. Në Aeroportin Orly në Paris... Читать дальше...

Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re

Evropaelire.org 

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj. Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. Arden, 42-vjeçare, ka thënë se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojë të ardhmen e saj, duke shpresuar se do të gjejë energji për të vazhduar. Читать дальше...



Москва

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Shot: экс-бойфренда Волочковой подозревают в обмане московского бизнесмена




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


Ирина Шиманович

Шиманович пробилась в ⅛ финала теннисного турнира в Сен-Мало



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Жизнь

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России