Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Protestohet në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë

0
Protestohet në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë

Në Shtërpcë është mbajtur protesta e serbëve lokalë, e cila, siç thanë organizatorët, u organizua pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”.

Protesta në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u mbajt dy ditë pasi dy persona u plagosën po në Shtërpcë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: "Shtërpca është zemra e Serbisë" dhe "Ne duam vetëm paqe".

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “terrori i regjimit diktatorial të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit vazhdon si në Shtërpcë, ashtu edhe në veri”.

Ai tha se “kohët janë të vështira, sepse në krye të institucioneve të Kosovës është një njeri i verbuar nga urrejtja, me të cilin nuk mund të negociohet”.

“Qëllimi i tij është të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga vatrat e tyre”, tha ai.

Rakiq tha se serbët nuk duhet të dorëzohen.

“Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t'i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit. Më besoni, nëse jemi të bashkuar, me siguri do të fitojmë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se “serbët duan të mbesin në vendet e tyre”.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër "kriminelëve serbë" që thyejnë ligjin në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që u mbajt të dielën nga ora 12:00.

Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Lidhur me rastin PK-ja ka identifikuar e më pas ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.

Dënohet plagosja e dy personave në Shtërpcë

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha më 6 janar se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Të dielën u mbajt seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj ushtarit të FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinjtë serbë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin A.K.

Ndaj incidentit në Shtërpcë kanë reaguar të premten edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është "thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre".

Edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e kanë dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

«Забыл, сколько мне лет», «хавчик», «на чилле» и другие великие мемы от Джигана




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о туристической привлекательности Крыма



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России