Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Vuçiq: KFOR-i e ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë

0
Vuçiq: KFOR-i e ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe në veri.

“KFOR-i na u përgjigj se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës dhe Metohisë, siç e prisnim, edhe pse sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën tonë sepse ata nuk pyeten për këtë”, tha ai.

Vuçiq tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t'i drejtohet OKB-së që t'i kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë.

Ai tha se nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it.

“Çfarë do të bëjmë pas asaj seance, ta lëmë (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurti, të komentojë se si na refuzoi edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Vuçiq.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave janë tërhequr nga Kosova në verë të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Që atëherë, në Kosovë është vendosur misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili aktualisht ka rreth 3.600 trupa.

Vuçiq po ashtu tha se do t'i monitorojë dhe paralajmërojë situatat ku sipas tij, KFOR-i nuk i ka mbrojtur serbët në Kosovë, dhe përmendi plagosjen e një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari më 6 janar në komunën e Shtërpcës në Kosovë, ku jeton popullata shumicë serbe.

Autoritetet në Kosovë e dënuan incidentin dhe njoftuan se në të njëjtën ditë kishin arrestuar të dyshuarin.

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Dënohet plagosja e dy personave në Shtërpcë

Autoritetet në Serbi kanë marrë vendim që të dërgojnë kërkesë që pjesëtarët e forcave të saj të sigurisë të dërgohen në Kosovë, si reagim ndaj asaj që pretendojnë se ka prani të shtuar e policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Për njëzet ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës dhe Serbisë.

Barrikadat ishin vendosur në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, i cili sipas autoriteteve kosovare dyshohet se ka organizuar një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Serbët vendosën t'i heqin barrikadat pas ndryshimit të masës së sigurisë së Dejan Pantiqit nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Paraprakisht, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë. Dy vendet, qysh në vitin 2011, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о компенсации части затрат на путевки в оздоровительные лагеря в рамках нацпроекта «Семья»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Тариф – Концерт. Провести свой Концерт.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чья компания сильнее всех?

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России