Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Investimet kapitale, vetëm në programin e Qeverisë maqedonase

0
Investimet kapitale, vetëm në programin e Qeverisë maqedonase

Ndërtimi i disa kopshteve për fëmijë, rehabilitimi i rrugëve rajonale, gazifikimi i disa vendbanimeve, sistemi i ujitjes së tokës bujqësore në një zonë rurale, janë disa nga investimet kapitale, sipas Qeverisë maqedonase, të realizuara gjatë vitit 2022.

Nga Qeveria nuk tregojnë se sa mjete janë shpenzuar për këto investime, por krahasuar me fondet që janë ndarë me buxhetin për vitin e kaluar, ato janë thuajse të papërfillshme bazuar në politikat ekonomike që kishin projektuar në sferën e ekonomisë.

Investimet kapitale për vitin 2022 ishin projektuar në 37.8 miliardë denarë, apo në rreth 600 milionë euro, që ishte rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një bilanc që u bëri të hënën investimeve kapitale, përmendi edhe projektet që kanë nisur madje edhe dhjetë vjet më parë, si autostrada Kërçovë-Ohër, apo magjistralja drejt Bullgarisë.

“Vitin e kaluar kishim numrin më të madh të kopshteve të hapura, përfunduam me një rrugë rajonale, kemi vazhduar me një dinamikë të përshpejtuar të punimeve në korridorin 8, apo autostradën Kërçovë-Ohër. Punimet me një ritëm të shpejtë kanë vazhduar edhe në rrugën drejt Bullgarisë. Ka edhe projekte të tjera si gazifikimin e qytetit të Manastirit, kemi rehabilituar qindra kilometra rrugë rajonale, siç kemi investuar edhe në bujqësi, në sistemin e ujitjes së tokës bujqësore në disa rajone të shtetit”, tha Kovaçevski.

Fonde ishin paraparë edhe për investime në infrastrukturën hekurudhore, në energjetikë, në përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, drejtësi, bujqësi, kulturë, sport dhe për mbrojtjen e mjedisit. Por, nga këto projekte nuk është realizuar asnjë investim. Kështu, me rishikimin e buxhetit mjetet janë destinuar për qëllime tjera, kryesisht për transfere sociale dhe subvencione të ndryshme.

Ngecje në realizimin e investimeve kapitale në Maqedoninë e Veriut

Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë për Radion Evropa, se nocioni apo termi “investime kapitale”, në Maqedoninë e Veriut ose është keqkuptuar ose manipulohet me të për qëllime të ndryshme politike.

Sipas tij, Qeveria nuk mund të mburret se po realizohen investimet kapitale, ndërsa si projekte numëron rehabilitimin e rrugëve, ndërtimin e ndonjë kopshti për fëmijë, apo ndërtimin e ndonjë poliklinike.

“Investimet kapitale kanë për qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, që nënkupton përmirësimin e përgjithshëm të infrastrukturës, jo vetëm meremetimin, por mbi të gjitha ndërtimin e një infrastrukture të re, qoftë hekurudhore, autostradave të ndryshme, si dhe ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve e kështu me radhë. Investimet kapitale nuk nënkuptojnë atë çfarë projektohet, por atë çfarë realizohet”, vlerëson Halili.

Ai thotë se është lehtë të bëhen parashikime, por ato duhet të realizohen ndërsa përmend dy projektet madhore, që janë pjesë e çdo projektimi buxhetor në dhjetë vjetët e fundit.

“Në Maqedoninë e Veriut realizimi i investimeve kapitale po bartet nga viti në vit, siç është edhe rruga Shkup-Bllacë me Kosovën. Për disa vjet të njëjtat mjete financiare po planifikohen dhe nga ana e Qeverisë po trumbetohet se po investojnë kaq apo aq para. E njëjta gjë ndodh edhe me korridorin 8 duke filluar nga Shkupi deri në Qafë Thanë me Shqipërinë e që po bëhet copë-copë. Gjatë çdo rishikimi të buxhetit janë pikërisht investimet kapitale që zvogëlohen, qoftë nga mosndërtimi i shkollave të planifikuara, mosndërtimi i konvikteve të planifikuara, moskompletimi i rrugëve, e kështu me radhë”, thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Arben Halili.

Autostrada Kërçovë-Ohër në një gjatësi prej 57 kilometrash ka nisur të ndërtohet më 24 shkurt të vitit 2014, por për përfundimin e saj, sipas zyrtarëve, do të nevojiten të paktën edhe katër vjet. Fillimisht ndërtimi i saj ishte paraparë të kushtojë 374 milionë euro, por kostoja tani ka arritur në 600 milionë euro për shkak të siç thonë “punëve të paparashikuara”.

Situatë e njëjtë është me autostradën Shkup-Bllacë, prej vetëm 12 kilometrash, që ka nisur të premtohet para dhjetë vjetëve, ndërkohë nuk janë ndërtuar as dy kilometrat e para.

Veç kësaj, investimet kapitale kanë ngecur edhe në sistemin energjetik. Ndërtimi i dy hidrocentraleve të njohura si “Çebren” dhe “Galishte” për më shumë se dy dekada kanë mbetur pa u përfunduar për shkak të dështimit të 13 tenderëve me radhë për realizmin e këtyre dy projekteve.

Në mesin e shumë investimeve kapitale bën pjesë edhe ndërtimi i një Qendre të re Klinike, sikurse dhe tramvaji për të zgjidhur problemin me trafikun e mbingarkuar në Shkup.

Por, pavarësisht ngecjeve, Qeveria edhe për vitin 2023 ka ndarë qindra miliona euro për investimet kapitale, apo rreth 700 milionë euro, shumë kjo më e lartë për 51 për qind në krahasim me investimet që ishin paraparë për vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve edhe këto mjete vështirë se do të realizohen bazuar në dinamikën e deritashme të investimeve kapitale. Kështu që, këto mjete, sipas ekspertit të ekonomisë, Arben Halili, me rishikimin e buxhetit do të destinohen për shpenzime tjera, subvencione, ndihma sociale apo edhe për shpenzime joproduktive.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова продолжила участвовать в благотворительных концертах




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Арина Соболенко

Арина Соболенко сняла траур по Кольцову и завела новые романтические отношения



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин. Главное за день



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России