Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Si ndikojnë në klimë fluturimet e liderëve me avionë privatë?

0
Si ndikojnë në klimë fluturimet e liderëve me avionë privatë?

Reuters

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, liderët politikë dhe të biznesit do të takohen në resortin zviceran të Davosit, ku në agjendë janë çështje nga paqëndrueshmëria gjeopolitike deri te ndryshimet klimatike.

Megjithatë, teksa ata kërkojnë konsensus dhe zgjidhje për sfidat globale, aktivistët mjedisorë argumentojnë se aranzhimet e tyre të udhëtimit mund të rezultojnë më të rëndësishme - pasi qindra pjesëmarrës kanë vendosur të udhëtojnë me avionë privatë me ndotje të lartë.

Gjatë ngjarjes njëjavore të vitit të kaluar 1.040 avionë privatë fluturuan brenda dhe jashtë aeroporteve që shërbenin në Davos, tregon një raport i porositur nga Greenpeace.

Liderët e Ballkanit zotohen për forcim të bashkëpunimit rajonal

Forumi Ekonomik Botëror mbahet me prezencë në maj

"Për një forum ku njerëzit në të vërtetë pretendojnë se zgjidhin çështjet e klimës... duket mjaft hipokrite", tha Klara Maria Schenk, aktiviste e Greenpeace Europe.

Por, nuk është vetëm Davos. Përdorimi i avionëve privatë nga super të pasurit dhe udhëheqësit politikë po nxit gjithnjë e më shumë zemërimin e publikut.

Ylli i popit, Taylor Swift, është përballur me kritika për zakonet e saj të udhëtimit me avion, ndërsa kryeministri britanik, Rishi Sunak, kohët e fundit u kritikua për një fluturim 36-minutësh brenda në Angli.

Pra, cili është ndikimi i avionëve privatë në mjedis dhe çfarë mendojnë ekspertët si përgjigje?

Sa ndotës janë avionët privatë?

Një avion privat mund të lëshojë dy tonë dioksid karboni brenda një ore - që është e barabartë me disa muaj të emetimeve mesatare të gazrave serrë të një personi në Bashkimin Evropian, sipas OJQ-së Evropiane Transport & Mjedis (T&E).

Sipas të dhënave të T&E-së, avionët privatë janë 5 deri në 14 herë më ndotës se avionët komercialë për pasagjerë, dhe 50 herë më shumë se hekurudhat me shpejtësi të lartë.

"Nëse e ndani atë sipas pasagjerëve dhe kilometrave, është në fakt mënyra më ndotëse për të udhëtuar", tha aktivistja e Greenpeace në një intervistë.

Vitin e kaluar në Davos më shumë se gjysma e fluturimeve kaluan më pak se 750 km, dhe fluturimi më i shkurtër i regjistruar ishte vetëm 21 km, zbuloi hulumtimi i Greenpeace.

"Shumë nga këto fluturime do të zëvendësoheshin me disa orë udhëtim me tren", shtoi Schenk.

Çka do të thotë kjo për ndryshimet klimatike?

Sektori i aviacionit përbën rreth 2.8 për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit (CO2). Ndërsa ky raport duket relativisht i vogël, ekspertët tregojnë për ndikimin e madh të shkaktuar nga një numër i vogël njerëzish.

Vetëm 1 për qind e popullsisë globale është përgjegjëse për 50 për qind të CO2 të emetuar nga aviacioni komercial, sipas një studimi të vitit 2020 në revistën Global Environmental Change.

"Fluturuesit e shpeshtë dhe përdoruesit e avionëve privatë janë deri tani shkelësit më të këqij kur bëhet fjalë për emetimet e aviacionit", tha Denise Auclair, menaxhere e fushatës së udhëtimit në T&E.

Sa të përhapur janë avionët privatë?

Pavarësisht shqetësimeve për ndikimin e tyre në klimë, avionët privatë janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar vitet e fundit.

Ndërsa të famshëm amerikanë si ylli i medias, Kylie Jenner, e pronari i Twitterit, Elon Musk, kanë marrë vëmendje me fluturimet e tyre private të publikuara në mediat sociale, trendi po bëhet gjithashtu edhe më i zakonshëm në udhëtimet e biznesit.

Udhëtimi me avion privat "filloi të lulëzonte" gjatë pandemisë COVID-19, kur shumica e fluturimeve komerciale u ndaluan, tha Schenk nga Greenpeace.

“Ndërsa ne ishim ulur në shtëpi, këta njerëz fluturuan me avionët e tyre privatë”, tha ajo.

Në Shtetet e Bashkuara, avionët e biznesit privat tani përbëjnë një të katërtën e të gjitha fluturimeve, afërsisht dyfishin e përqindjes së tyre para pandemisë, sipas WINGX.

A mund të bëhet i qëndrueshëm udhëtimi ajror?

Industria e linjave ajrore ka thënë se karburantet e qëndrueshme të aviacionit mund ta ndihmojnë atë të arrijë zero emetim deri në vitin 2050. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) thotë se këto lëndë djegëse mund të reduktojnë emetimet deri në 80 për qind gjatë ciklit të tyre të jetës në krahasim me karburantin konvencional.

Ndërkohë, linja ajrore si Air Canada dhe kompania amerikane ajrore United Airlines kanë blerë aeroplanë elektrikë të caktuar për udhëtime të shkurtra.

Megjithatë, grupet mjedisore thonë se një rritje e karburanteve të qëndrueshme mund të çojë në shpyllëzim pasi sasi të mëdha toke pastrohen për të rritur kulturat bioenergjetike si vajrat e palmës dhe sojës.

Ekzistojnë, gjithashtu, shqetësime se sa kohë do të duhej që këto lëndë djegëse më të pastra të përdoren në shkallë - të cilat përbënin më pak se 0.1 për qind të karburanteve të aviacionit në vitin 2021, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Duhet t’ia pranojmë vetes… karburantet e qëndrueshme nuk do të na çojnë në rrugën e dekarbonizimit, në të cilën duhet të jemi sot”, tha Auclair nga T&E.

Ajo theksoi se do të nevojitet një kombinim masash për të përshpejtuar reduktimet e emetimeve gjatë dekadës së ardhshme, duke përfshirë një rishikim se çfarë lloj fluturimesh janë vërtet të nevojshme.

Çfarë po bëjnë qeveritë për këtë?

Qeveritë në Evropë kanë filluar të eksplorojnë hapa për të reduktuar fluturimet me avion privat dhe për të inkurajuar pasagjerët që të përdorin forma më të pastra transporti.

Në dhjetor, Franca fitoi miratimin nga Komisioni Evropian për të ndaluar linjat e fluturimit me distanca të shkurtra më pak se dy orë e gjysmë, për të cilat ka opsione të drejtpërdrejta hekurudhore.

Ndërkohë, Belgjika do të vendosë taksa të reja për avionët privatë dhe fluturimet me distanca të shkurtra nga prilli.

Auclair tha, gjithashtu, se udhëheqësit e korporatave duhet të përcaktojnë objektiva dhe të krijojnë politika të qarta udhëtimi si pjesë e planeve të tyre klimatike.

"Nëse po thoni si lider se organizata juaj po ndërmerr hapa për të adresuar ndryshimet klimatike, atëherë thjesht nuk ka kuptim që ju të merrni një avion privat në Davos", tha Auclair. “Duhet të bëhemi seriozë”.

Përgatiti: Erjonë Popova





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России