Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Vlera e koeficientit të pagave mbetet sekrete

0
Vlera e koeficientit të pagave mbetet sekrete

Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera monetare e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, por nuk jep detaje se sa mund të jetë ajo.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro.

Kuvendi miraton Projektligjin për pagat

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për paga

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burime brenda institucioneve të Kosovës se vlerat e diskutuara monetare të koeficientit janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro. Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit - që varion nga 2 deri në 18 - dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Përfaqësues të punëtorëve kritikojnë Qeverinë për mospublikimin e vlerës së koeficientit dhe mospërfshirjen e saj në ligj.

“Jemi në pritje, urojmë që [koeficioneti] të mos jetë më i ulët se 120 euro”, thotë për Radion Evropa e Lirë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Me këtë vlerë të koeficientit, thotë ai, pagat në sektorin e arsimit do të rriteshin.

Për shembull, mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, nivelin e koeficientit e kanë 5.6. Paga e tyre është 530 euro - me vlerën monetare të koeficientit 120 euro, ajo do të rritej në 672 euro.

Gashi: 120 euro na ka thënë kryeministri

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar që vlera monetare e koeficientit të jetë 130 euro, por se për të nuk ka marrë garanci.

“Në një takim me kryeministrin [Albin Kurti] e kam pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit dhe më ka thënë përafërsisht 120 euro. Nëse nxirret një vlerë e koeficientit jo e dinjitetshme, atëherë jemi mashtruar nga Qeveria”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë, i cili më pas është shfuqizuar, e ka pasur vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Ky ligj është miratuar në shkurt të vitit 2019, por, një muaj para se të niste zbatimi i tij - në janar të vitit 2020 - institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe për Ligjin aktual për pagat, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 6 janar, ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për, siç ka thënë, shkelje të të drejtave të njeriut.

IKD-ja, në këtë kërkesë, ka vlerësuar se Ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit.

IKD-ja, po ashtu, ka thënë se ka gjetur se Ligji në fjalë përmban disa dispozita, të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik - aspekt ky që, sipas IKD-së, paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmoi për REL-in se e ka pranuar këtë kërkesë dhe tha se do ta shqyrtojë “brenda afatit ligjor”, që është 30 ditë.

Raporti i koeficienteve 2:18

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 - më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit. Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Paga e një punëtori do të llogaritet duke e shumëzuar nivelin e koeficientit të pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë edhe projektligjin që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale, por nga qershori i vitit të kaluar - kur ka ndodhur kjo - nuk ka pasur ndonjë zhvillim tjetër.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.





Губернаторы России
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов





Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Не меньше года уйдет на восстановление: невеста Тимати пострадала на Мальдивах




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Даниил Медведев

Теннисист Медведев не смог выйти в четвертьфинал турнира серии «Мастерс» в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Станислав Кондрашов Telf AG: компания SSAB из Швеции разрабатывает экологически чистый мини-завод в Лулео



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России