Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Kush mund të zgjidhet kryeministër i ri i Zelandës së Re?

0
Kush mund të zgjidhet kryeministër i ri i Zelandës së Re?

Dorëheqja e papritur e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, të enjten, mund të ketë shokuar botën, mirëpo teksa popullariteti i saj ka qenë në zbehje e sipër në shtetin e saj, jo pak persona kanë pyetur se sa gjatë do të mund të mbesë në pushtet.

Pasardhësi i saj si lider i laburistëve dhe kryeministër, përballet me një test të madh në zgjedhjet e përgjithshme në tetor, pasi mbështetja për këtë parti është në rënie.

Për më shumë, Zelanda e Re pritet të hyjë në recesion në çerekun e ardhshëm të këtij viti.

Pavarësisht namit të madh global, Partia Laburiste e Ardernit po bie gjithnjë e më poshtë nëpër sondazhe.

Si shkaqe janë përmendur: kushtet e jetesës, niveli në rritje i krimit dhe shqetësimet për çështjet sociale.

Kryeministrja e Zelandës së Re sugjeron katër ditë pune në javë

Sondazhet e realizuara nga 1News-Kantas, të publikuara në dhjetor të vitit të kaluar, kanë renditur laburistët me 30 për qind mbështetje, në krahasim me 40 për qind mbështetje sa kanë pasur në fillim të vitit 2022.

Partnerja tradicionale e koalicionit të laburistëve, Partia e Gjelbër, gëzon 9 për qind mbështetje, çka nënkupton se laburistët nuk mund ta kenë shumicën.

Situatën e kanë bërë më kundërthënëse edhe masat e ashpra të Qeverisë për luftim të pandemisë së koronavirusit, politikat në infrastrukturë të ujit, vendosjen e taksave për metanin dhe diskutimet për bashkëqeverisje me komunitetin Maori.

“Fakti është që tani ajo është figurë polarizuese”, ka thënë Grant Duncan, profesor në Universitetin Massay.

Ka shumë mundësi që Ardern ka dhënë dorëheqje për t’i dhënë Partisë Laburiste një mundësi për të rifreskuar dhe për ripozicionuar veten para zgjedhjeve të tetorit, kanë thënë ekspertët.

“Ka potencial që lideri i laburistëve të ndërrojë partinë dhe ta bëjë më të fokusuar në çështjet që janë të fokusuar votuesit – në kushtet e jetesës, në inflacion dhe për t’u siguruar që ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë taksa”, ka thënë Josie Pagani, ish-kandidate për udhëheqje të Partisë Laburiste.

Nxitje për konservatorët

Partia Kombëtare, parti konservatore, mund të jetë nxitur nga dorëheqja e Ardernit.

“Natyrisht, kjo i jep më shumë mundësi partisë për të fituar zgjedhjet”, ka thënë Bryce Edwards, hulumtues kërkimor në shkollën për qeverisje në Universitetin Victoria në Uellington.

“Jacinda Ardern ka qenë arma më e mirë e laburistëve, aseti më i mirë, mirëpo mendoj se ajo ka qenë edhe dikush që ka nxitur më së shumti lëkundje te votuesit”, ka thënë ai.

Partia Kombëtare ka thënë se do të shfuqizojë legjislacionin për infrastrukturën ujore që ka nxitur shumë debate.

Përmes një vendimi të tillë, konservatorët edhe mund të zbusin rregullat për emetimet bujqësore, dhe të kënaqin bazën rurale që e mbështet tradicionalisht.

“Partia Kombëtare ka shumë më shumë mundësi që të ketë simpatinë e bujqve dhe prodhuesve të bulmetit”, ka thënë Duncan.

Performanca e dobët e laburistëve në sondazhe mund të shkurajojë - ata që mund të jenë liderët më të mirë - që t’i hyjnë garës, prandaj kështu edhe ulen mundësitë e tyre për fitore në zgjedhje.

“Ata që kanë ambicie për pushtet mund të përmbahen nga gara tani”, ka thënë Eric Crampton, ekonomist në Institutin, The New Zealand Initiative.

Nën udhëheqësinë e Ardernit, pikëpamjet e Zelandës së Re për gjithçka, duke nisur nga kontrolli i armëve e deri te Kina, kanë zgjuar interesin e gjithë botës.

Ajo ka qenë e ashpër ndaj Kinës, përfshirë aktivitetet kibernetike të Pekinit në Paqësor, ka thënë Robert Ayson, profesor i Studimeve Strategjike në Universitetin Victoria në Uellington, në studimin e tij më të ri.

Shmangia e recesionit

Pasardhësi i Ardernit do të trashëgojë një atmosferë jo shumë të mirë ekonomike, sikur edhe në shumë vende të botës: me inflacion në rritje, mungesë të fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e shëndetësisë, të cilit i është bërë shumë presion prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Banka e Rezervave të Zelandës së Re parashikon që shteti do të hyjë në recesion në tetor, kur do të mbahen zgjedhjet.

“Sfida më e madhe substanciale për vitin e ardhshëm do të jetë gjetja e rrugëve për të ulur inflacionin, para se të shkatërrohet gjithçka”, ka thënë Crampton.

Pavarësisht diskutimeve për ndryshime në Qeveri, situata me dollarin australian nuk ka lëvizur.

Jarrod Kerr, ekonomist në Kiwibank, ka thënë se dorëheqja e Ardernit nuk do të ketë ndikim në tregje.

“Ne nuk jemi shtete të botës së tretë”, ka thënë ai.

“Mundësitë për ndryshime të politikave ekonomike për shkak të kësaj situate, besoj se janë të vogla”.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Кто победил в шоу «Звезды»: падение Киркорова, подкол Джигана и высмеивание Кудрявцевой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей


Юлия Путинцева

Путинцева вернулась после 0:6 и одержала важную победу



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Группа конгрессменов США потребовала от Пентагона отменить запрет на использование американского оружия по России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России