Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Borrell njofton ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

0
Borrell njofton ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t'i informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

Këtë e ka konfirmuar të hënën, më 23 janar, në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë rreth takimeve që Lajçaku ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vetë i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet.

“Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë, Borrell, do t'i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi.

Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigjja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Të njëjtat burime kanë thënë se presin nga palët që ta marrin seriozisht “propozimin evropian“ dhe të jenë konstruktivë në vazhdim të dialogut.

Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, si dhe nga tre këshilltarë të lartë nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Kjo vizitë e përbashkët, sipas diplomatëve në BE, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazhin për një mbështetje të madhe për propozimin që u është dhënë palëve dhe për të cilin presin përgjigjen e tyre dhe të angazhohen për miratimin e tij.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kurse, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se ai “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

*Video nga vizita e emisarëve ndërkombëtarë në Prishtinë dhe në Beograd, më 20 janar 2023

Propozimi i BE-së, i njohur më herët si plani franko-gjerman, u është dorëzuar autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës. Ai mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë më herët se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Цой жил: съемки звезды «Кино» и эксперименты Билли Айлиш




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Чехове проходит комплексная реконструкция музея-заповедника «Мелихово»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России