Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Qeveria: Nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare të Lajçakut për takim me Kurtin

0
Qeveria: Nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare të Lajçakut për takim me Kurtin

Qeveria e Kosovës tha se nuk ka asnjë kërkesë për një takim mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Lajçak mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet në Bruksel.

"Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t'i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti", u tha në një përgjigje dërguar REL-it nga Zyra e Kryeministrit Kurti.

Për këtë vizitë të Lajçakut ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, por edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman. Kjo gjë lë përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.

Më 23 janar, Vuçiq deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë.

Vizita e së mërkurës vjen disa ditë pasi Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë dhe të Italisë.

Për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Borrell ka diskutuar para ministrave të Jashtëm të bllokut gjatë 23 janarit.

Propozimi i BE-së u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Rreth këtij propozimi tashmë është arritur një unitet ndërkombëtar dhe janë ftuar Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi, në mënyrë që të arrihet pajtimi për të.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog në Bruksel. Ky dialog ka për synim normalizimin e raporteve. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Kosova ka thënë se një marrëveshje finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia ka insistuar në një zgjidhje kompromisi.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

В Иллюзионе пройдет ретроспектива «Персона: Булат Окуджава»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


Новак Джокович

Новаку Джоковичу исполнилось 37 лет в Швейцарии | Виды спорта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России