Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Petkoviq: Askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin marrëveshjet

0
Petkoviq: Askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin marrëveshjet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, më 27 janar, ka thënë se mungesa e ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “është mesazhi më i qartë që askush nuk i kupton ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet”.

Petkoviqi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) ka thënë se është ftuar në takimin ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Takimin e organizon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, më 31 janar.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se takimi është rezultat i insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe se ka pritur që Escobar “ deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”.

“Në urrejtjen e tij patologjike për çdo marrëveshje dhe pajtim të arritur me Beogradin, Albin Kurti nisi të lajë hesapet edhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, për shkak të këmbënguljes së tij për formimin e Asociacionit të komunave serbe”, theksoi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai gjithashtu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “obligim i Prishtinës që është dashur të përmbushet shumë kohë më parë” dhe se u takon autoriteteve në Prishtinë që “së pari të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve, për të cilat serbët kanë pritur shumë gjatë”.

Petkoviq shtoi se Kurti është i detyruar me marrëveshjen e Brukselit që të formojë Asociacionin dhe se ai nuk mund ta përdorë marrëveshjen “sipas gjykimit të tij, sepse nënshkrimet dhe obligimet në marrëveshje i obligojnë të gjithë”.

Në intervistën për REL-in, Kurti ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është njëetnik dhe se atë “nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës”, si dhe se është kundër formimit të tij.

Çështja e Asociacionit u aktualizua me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ndërkaq aktivitetet diplomatike të vendeve perëndimore u intensifikuan në Beograd dhe Prishtinë.

Siç është thënë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është pjesë e atij propozimi, por formimi i tij kërkohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve,me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që nga viti 2011. Prishtina këmbëngul në njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi - por nuk e saktëson se çfarë mund të jetë ai kompromis.

Qëndrimi zyrtar i autoriteteve në Serbi është se nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о компенсации части затрат на путевки в оздоровительные лагеря в рамках нацпроекта «Семья»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Чья компания сильнее всех?


ATP

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

UFC plans to be ‘flexible’ in next broadcast rights deal, including potential end to traditional PPV



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России