Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2023

Friedrich-Ebert-Stiftung publikon të hënën një draft-statut për Asociacionin

0
Friedrich-Ebert-Stiftung publikon të hënën një draft-statut për Asociacionin

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, do të publikojë të hënën një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për krijimin e këtij asociacioni, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Me gjithë trysninë e faktorit ndërkombëtar, Kosova, deri më tash, nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti, në disa raste, ka përsëritur se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike.

Video: Kush e ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çfarë parasheh ajo?

Rene Schlee, nga Friedrich-Ebert-Stiftung, ka thënë më 18 janar për Radion Evropa e Lirë se draft-statuti i Asociacionit, i hartuar nga kjo organizatë, “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Publikimi i draft-statutit ndodh vetëm një ditë para se Ambasada amerikane në Prishtinë të organizojë një diskutim me përfaqësues politikë, qeveritarë dhe të shoqërisë civile për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky diskutim me “partnerët alternativë” është paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qysh në dhjetor.

Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 27 janar, ka thënë se nuk ka marrë ftesë për këtë diskutim, por ministri për Komunitete në Qeverinë e tij, Nenad Rashiq, e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

VIDEO: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe përderisa është Asociacion njëetnik, nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës, e cila është bazuar në propozimin e ish-presidentit [Marti] Ahtisaari.

Para publikimit të draft-statutit, të hënën, zyrtarë të partisë në pushtet në Kosovë -Lëvizjes Vetëvendosje - u takuan me zotin Schlee.

Pas takimit, në të cilin morën pjesë sekretari organizativ, Alim Rama, dhe sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, Vetëvendosje përsëriti qëndrimin e saj kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“U ritheksua qëndrimi i LV-së [Lëvizjes Vetëvendosje] kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, ku shtohet se “Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”.

Çfarë dihet për draft-statutin e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung?

Në media, më herët, ka dalë një version i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Aty është thënë se ky asociacion është “subjekt juridik”, i cili formohet “në përputhje me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë [mes Kosovës dhe Serbisë] dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Sipas atij dokumenti, statuti i Asociacionit do të duhej të miratohej nga Qeveria e Kosovës me akt ligjor, në përputhje me Kushtetutën.

Dokumenti parashihte që Asociacioni t’i kishte simbolet e veta, përfshirë stemën dhe flamurin, që do të dizajnoheshin nga bordi i drejtorëve të Asociacionit dhe që do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Asociacioni, po ashtu, do të duhej të kishe një kuvend, një kryetar, një nënkryetar, një këshill, një bord dhe një zyrë për ankesa. Ai do të kishte edhe buxhetin e tij, por që do të ishte subjekt i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Po sipas atij dokumenti, Asociacioni do të mund të shpërndahej me vendim të Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave.

Si objektiva të tij janë renditur: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe dytësore, planifikimit rural dhe urban, e të tjera.

Çfarë e dallon ‘Asociacionin’ nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)?

I themeluar në vitin 2001, Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë jofitimprurëse dhe anëtarë të tij janë autoritetet lokale të Kosovës.

Autoritetet lokale anëtarësohen në këtë asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

AKK-ja angazhohet që në Kosovë të zbatohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Mision i këtij asociacioni është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike.

Ai, po ashtu, angazhohet që të nxisë decentralizimin e pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Mes tjerash, Asociacioni i Komunave të Kosovës fokusohet në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale, si dhe në demonstrimin se komunat e Kosovës janë të barabarta.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, parasheh që pjesë e këtij organizimi të jenë vetëm komunat që kanë shumicë të banorëve serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Qeveria e tanishme e Kosovës e ka kundërshtuar më së shumti idenë e formimit të një asociacioni njëetnik, por edhe nga qeveritë e kaluara është konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Siç thuhet në marrëveshje, Asociacioni do të ketë për qëllim t’i përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, si dhe të ekonomisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, do të harmonizoheshin.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni

Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani - përfshirë atë për Asociacionin.

VIDEO: Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.

Këtë kërkesë, Chollet e ka përsëritur edhe më 30 janar në një tekst bashkautorial me Escobarin, i cili është publikuar nga disa media lokale në Kosovë.

Chollet dhe Escobar kanë thënë se ndër qëllimet më të rëndësishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për “marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, por si çështje kritike në këtë qëllim e kanë cilësuar themelimin e Asociacionit.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal - me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar.

Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.

Më herët, Kurti, duke iu përgjigjur një kërkese të SHBA-së që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Serbi insistojnë se nuk mund të ketë dialog për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën, pa themelimin e këtij asociacioni.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о компенсации части затрат на путевки в оздоровительные лагеря в рамках нацпроекта «Семья»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт волынщиков в музее П.И. Чайковского




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России