Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim.
Në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm (SIPRI) të publikuar më 22 prill, u tha se kjo shifër paraqet rritjen më të madhe nga viti në vit që nga viti 2009.
Vrasja e dy grave brenda një jave nga bashkëshortët e tyre në Kosovë, sulmi i Iranit drejt Izraelit, dhuna në Parlamentin gjeorgjian e protestat rreth projektligjit të diskutueshëm për “agjentët e huaj” janë disa nga ngjarjet kryesore të javës që lamë pas, prej nga REL ju sjell fotografitë e javës.
Në asnjërën nga komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nuk është arritur numri i nevojshëm i votave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Procesi u bojkotua nga qytetarët serbë të asaj pjese pas ftesës së Listës Serbe për të mos dalë në votime. Me dështimin e këtij procesi janë rritur gjasat që kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, t’i çojnë deri në fund mandatet e tyre.
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
103news.com — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.
Музыкальные новости